SKANDALI/ Armando Duka: Ndeshjet që keni paguar, shihini në internet

13 Qershor 2020, 22:01Sport TEMA

Kjo javë e ndeshjeve të Kategorisë Superiore do të përbëjë një risi, edhe pse jo për mirë.

Pesë sfidat e Superiores do të transmetohen në sajtin zyrtar të FSHF, pasi Federata me anë të një njoftimi thekson se ka pezulluar Digitalb për transmetimin e ndeshjeve.

Sipas Federatës, Digitalb nuk ka respektuar kontratën dhe nuk ka paguar në kohë.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me çështjen e transmetimit të ndeshjeve te Kategorisë Superiore.

Duke filluar nga ndeshja e ditës së diel, datë 14.06.2020 mes Partizanit dhe Luftëtarit, FSHF ka vendosur pezullimin e transmetimit te ndeshjeve te javës së 29-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nga
shoqëria “Digitalb”.

Ky vendim vjen si pasojë e neglizhencës kontraktore nga ana e subjektit të licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe ezaurimit të të gjitha hapave të nevojshme ligjore.

Më konkretisht, përmes njoftimeve Nr. 725 Prot. datë 17.05.2019, Nr.1099 Prot. datë 02.09.2019 dhe Nr.337 Prot. datë 09.03.2020 me lëndë “Përmbushje detyrimi” FSHF ka kërkuar pagimin e shumës së akumuluar si pasojë e mospagesës, por pa pasur asnjë përgjigje zyrtare nga ana e “Digitalb”.

Pavarësisht sa më sipër, duke mos dashur “black-out”-in e aktivitetit futbollistik FSHF ka propozuar më datë 04.06.2020 një skedul pagesash për të amortizuar borxhin duke vendosur një afat të arsyeshëm për pagimin e tyre.

Me kalimin e këtij afati dhe në mungesë të një përgjigje zyrtare, FSHF njofton me keqardhje se është e detyruar të pezullojë transmetimin për “Digitalb”.

Pa paragjykuar hapat e nevojshëm ligjor, ky ndalim i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore.
FSHF dëshiron të nënvizojë se borxhi i akumuluar është i konsiderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

Sakaq, krahas përpjekjeve për kapërcimin e kësaj situate, FSHF ka marrë përsipër kostot për transmetimin e ndeshjeve në faqen e saj zyrtare në internet ëëë.fshf.org pa pagesë në mënyrë që futbolldashësit shqiptarë të mos humbasin mundësinë për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës”.

2 komente në “SKANDALI/ Armando Duka: Ndeshjet që keni paguar, shihini në internet”

  1. Tani says:

    Me nje fjale nga TV 55”, ti shohim ne celular tani. Cfare zgjidhje “brilante”.
    Coji o hajdut te pakten tek RTSH-ja publike. Kemi pagu paret o hajdut!

  2. Bllokmeni says:

    Qen bir qeni. Ky popull dele duhet te mbaj ne kurriz edhe keta maskarenj. Te hedhim ne gjyq digital per vjedhjen e radhes, dhe qe lozin me parate tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje