Vidal i “shkel syrin” Kontes: Kemi një raport të mirë, ai e di që unë jam fitues dhe më beson

13 Qershor 2020, 15:10Sport TEMA

Arturo Vidal është një nga objektivat kryesorë të Antonio Kontes për sezonin e ardhshëm.

Tekniku e kërkon me patjetër kilianin te Interi, duke qenë se i beson eksperiencës së tij ndërsa ruan një marrëdhënie të shkëlqyer prej kohës së kaluar te Juventusi.

Së fundmi një sinjal të rëndësishëm për transferimin në Itali e ka dhënë vetë Arturo Vidal.

“Me Konten kemi një raport të mirë. Ai e di që unë jam fitues dhe që mund të më besoj.

Por, ka akoma kohë para se të mbyllet sezoni. Unë duhet të ndihem i rëndësishëm.

Nuk mund të mendoj për merkaton sa herë që media shkruan për mua”, u shpreh Vidal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje