Aleksandër Frangaj dhe Duka bllokojnë kampionatet europiane, lënë shqiptarët pa parë futboll

12 Qershor 2020, 16:44Sport TEMA

Për herë të parë në transmetimet televizive, rrezikohet që shqiptarët të mos shohin më asnjë kompeticion të kampionatëve më të mëdha të futbollit në Europë.

Shqiptarët u privuan të shihnin të enjten në mbrëmje, ndeshjen e futbollit Sevilla-Betis, e cila duhej të transmetohej normalisht në DIGITALB. Por furnitori IMG Media, që ka të drejtat televizive të kampionatit spanjoll, pezulloi transmetimin për DIGITALB. E njëjta situatë ndërprerje të transmetimit, pritet të vijojë në fundjavë, ku do të luajnë ekipet më të mëdha spanjolle, si Barcelona, Real Madrid e shumë të tjerë. 

Ky është rasti i paprecedentë në 16 vite të krijimit të DIGITALB. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të shohin më futboll në platformën e DIGITALB.

Dhe kjo ndodh për një arsye!

Prej disa kohësh, dy aksionerët e DIGITALB, Aleksandër Frangaj (me 2.17 % aksione të gruas) dhe Armando Duka, kanë nisur një fushatë bllokimi dhe sabotimi. Nëpërmjet administratores Eglantina Lamaj, dikur një ish sekretare e Frangajt, po tentohet që shqiptarëve t’u hiqet e drejta e transmetimit për të parë ndeshjet më të rëndësishme të futbollit në Europë.

Mekanizmi i përdorur është fare i thjeshtë! Administratorja Eglantina Lamaj, vendosi veton pak ditë më parë për kryerjen e pagesave rutinë ndaj furnitorit IMG Media, që ka ekskluzivitetin e të drejtave sportive për kampionatin spanjoll, anglez dhe italian.

Për të parën herë në historinë të DIGITALB, furnitori IMG Media, falë ndikimit të Dukës detyrohet dhunshëm që të ndërpresë eventet sportive dhe rrjedhimisht, qindra mijëra abonentë të humbasin mundësinë e ndjekjes së kompeticioneve më të ndjekura në botë.

Pra, të gjithë sportdashësit nuk do të shohin më asnjë ndeshje me ekipet e tyre të zemrës si Arsenal, Liverpool, Juventus, Inter, Milan, Real Madrid, Barcelona e shumë të tjerë…. pasi kjo është penguar nga Kryetari i Federaratës Shqiptarë të Futbollit, Armando Duka dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Kjo që po ndodh me Digitalb dhe abonentët e saj në çdo vend të botës do të përbënte një skandal të përmasave kombëtare, duke qënë se njeriu i zgjedhur për të përfaqësuar futbollin, vendos t’i imponojë shqiptarëve se nuk duhet të shohin ndeshjet më të rëndësishme të kampionateve botërore.

Bllokimi me qëllim shkatërrimin e DIGITALB, u vu re edhe në muaj prill 2020. Administratorja e besuar e Frangajt, Eglantina Lamaj pezulloi pagat e qindra punojësve të DIGITALB, duke mbajtur një qëndrim bllokues në tejkalim të dukshëm të çdo norme ligjore, etike dhe morale. Kjo shkaktoi jo pak tension te punonjësit, që prej 16 vitesh, paga e tyre nuk ishte vonuar asnjë ditë. Por qëllimi ishte pikërisht ky, të krijohej destabilitet në këtë ndërmarrje të madhe.

E njëjta situatë bllokimi vijoi dje me detyrimet e përmujashme që DIGITALB ka ndaj palëve të treta, në këtë rast ndaj kompanisë IMG Media, që ka të drejtat ekskluzive, të transmetimit të eventeve sportive.

14 komente në “Aleksandër Frangaj dhe Duka bllokojnë kampionatet europiane, lënë shqiptarët pa parë futboll”

  1. foto says:

    Mire u a ben se nuk i thueni turinjte; vetem keshtu marrin vesh aty, jane bere bastard. U thyeni turinjte me çfare kini. Druri ka dale nga xheheneti.

    1. Titi says:

      Mos shikoni me futboll dhe vendosni baste por pervishni menget dhe punoni me pas do e shikoni se si do shkojne per lesh keta parazite.

  2. Scholsy says:

    Kush kuptoi ndonje gje nga ky lajm, bujrum!

    1. Sindi says:

      Pse genjeni? Un si abonent i supersport dua te shoh ndeshjet ose rikompensimin e parave. Nuk kam faj une per sherret e aksionerve

  3. specialisti says:

    Si , nuk do te shohim ndeshjet per ate qe kemi parapaguar ?
    A jeni ne vehte ?
    Kjo eshte vjedhje.
    Mbreme , kur nuk dhate ndeshjen e kampionatit spanjoll, vute shenimin ” per arsye teknike”.
    PASKA QENE VJEDHJE E ABONENTEVE.
    Prokuroria duhet te nderhyje ne kete rast. Eshte vjedhje e paster e qytetareve shqiptare.
    TURP.
    MASKARENJ.

  4. birce says:

    DUKA E FRANGAJ JANE KOKAT E DROGES QE KANE KAPUR SHTETIN PENG.

  5. Durrsaku says:

    Fatjon bazja i Partizanit i shkruan keto gjera…….

  6. bojaxhi rilindas says:

    Mos u merzitni se tifozet nuk presin ti shohin ndeshjet nga Digitalbi. Ka internet e platforma te tjera sa te duash. Nuk u permbys bota per kacafytjet alla shqiptarce tek Digitalbi.

  7. Celo says:

    E kuptoni apo jo o njerez? Çifti vjollca-blushi nuk kane paguar kompanine ne fjale edhe eshte normale qe te nderpresin sinjalin,jemi ne kapitalizem çdo gje eshte me lek.

  8. specialisti says:

    O Bojaxhi rilindas
    Kemi paguar abonimet vjetore .
    Ta zgjidhin aksioneret me njeri tjetrin. Jane MAFIOZE

  9. Stegz says:

    Me vetem 2% aksione e shih cte ben… Skane faj keta matrapazet se te ishte gjalle ai rafmetliu…

  10. Populli says:

    Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo gje ne kurriz te abonenteve. Dhe qeveria nuk nderhyn. Te pakten te nderhyje qe njerezit te marrin rrogat.
    Kjo eshte fatkeqesia qe Berisha dhe Rama i dhane shqiperine dhjete personave qe bejne ca te duan.

  11. sander mafiozi says:

    Keta hale e paskan blloku sone ndeshjen Torina-Juve? Fuck you!

  12. Olti says:

    I njejti skenar si me sat+ e dikurshem. Vetem se atehere digitalbit i vinte mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje