Duka iu jep shpresë tifozëve për rikthimin në derbi: Për Federatën është e mundshme, pastaj pyesni kryeministrin

12 Qershor 2020, 11:46Sport TEMA

Futbolli në Shqipëri është rikthyer prej datës tre qershor, por ato që mungojnë janë tifozët të cilët për shkak të koronavirusit duhet të qëndrojnë larg pasionit për të mbështetur klubin e zemrës. Megjithatë, për rikthimin e tyre në impiante ka dhënë shpresë kreu i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka.

Presidenti në një lidhje telefonike për ABC News, thekson se pjesëmarrja e tifozëve në derbin mes Tiranës dhe Partizanit është e mundshme, për të nisur në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e tjera pjesëmarrjen e tifozëve, por gjithsesi Duka shtoi më pas se duhet pyetur kryeministri dhe autoritet shëndetësore.

“Për ne është plotësisht e mundshme që derbi mes Tiranës e Partizanit të luhet me tifozë. Ne jemi dakord, por për këtë duhet të vendosin autoritetet shëndetësore. Duhet të pyesni edhe kryeministrin Rama se çfarë mendimi ka”, u shpreh Duka.

Tashmë, mbetet për t’u parë vendimi që do të merret, megjithatë fakti që në ditët në vazhdim do të hapet transporti publik por edhe përfundimi i gjendjes së emergjencës më datë 23 qershor, i japin shpresë tifozëve. Ndërkohë, kujtojmë se tifozët tashmë janë rikthyer në stadiume në Mal të Zi, Hungari dhe Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje