Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagosen kamarieri dhe dy persona të tjerë

20 Korrik 2026, 21:15Kronika TEMA
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa".

Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje.

Lini një Përgjigje