Futbolli shqiptar “merr frymë” lirisht, Qardaku negativ edhe në testin e tretë

11 Qershor 2020, 13:36Sport TEMA

Futbollisti shqiptar, Eridon Qardaku, i infektuar me Covid-19 ka rezultuar sërish negativ në të tretin test të koronavirusit.

Rasti i parë dhe i vetëm në Superligë solli ankth dhe paqartësi rreth asaj çka do të ndodhte me futbollin vendas.

Sot, klubi i Bylisit, por dhe futbolli shqiptar mund të marrë frymë lirisht pasi Qardaku ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë që iu nënshtrua. Kështu, lojtari shkodran rikthehet në fushë për të qenë në dispozicion të trajnerit Dovedan për pjesën e mbetur të sezonit.

Shkodrani i Bylisit vuri në dyshim për një moment vazhdimësinë e ndeshjeve të kampionatit. Pas ndeshjes me Tiranën, edhe lojtarët e ekipit kryeqytetas bënë testimet ku të gjithë rezultuan negativë.

1 komente në “Futbolli shqiptar “merr frymë” lirisht, Qardaku negativ edhe në testin e tretë”

  1. Roland says:

    Na plasi rrocka … hajde lajm hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje