Për 5 arbitrat në fushë, që i mohuan Partizanit dy penallti të pastra! Një analizë e thelluar pasi ky fenomen po përsëritet në vazhdimësi

10 Qershor 2020, 20:34Sport TEMA
Për 5 arbitrat në fushë, që i mohuan Partizanit dy penallti

Nga Arsen Hoxha, ish arbiter i FIFA-s

Ndoshta ky mund te jete sezoni ku arbitrat e futbollit, kryesisht ata te Kategorise Superiore,  jane treguar teper kontradiktor ne menyren e vleresimit te shkeljeve te ndryshme.

Ne pergjithesi japin vleresime te drejta jashte zones se penalltise, por thellesisht te gabuara brenda saj ?!.

Ky problem eshte trajtuar shume here, por asgje nuk po ndryshon.

Nga zyrtaret e arbitrave kam degjuar shpesh te thuhet se duhet te behet shume kujdes ne dheniet e penalltive… .  Diku eshte banalizuar duke thene publikisht  se udhezimet jane qe ndeshkimet me penallti  nuk duhet te jepen aq kollaj.

Se pari duhet sqaruar se çdo udhezim qe jepet neper seminaret e UEFA-s, ne raste se ato jane me te vertete ashtu siç perçohen nga instruktoret te arbitrat, duhet te meren ne konsiderate vetem atehere kur ato nuk cenojne parimin e drejtesise dhe gjykimit te barabarte dhe uniforme ne te gjitha pjeset u fushes.

Ligjet baze te lojes se futbollit  nuk lejojne asnje lloj vendimmarje te diferencuar ne zona te ndryshme te fushes.  Per pasoj asnje instruktor i FSHF-se nuk duhet te marre si serjoze udhezime te gabuara qe mund te jepen ne kurset e UEFA-s dhe po keshtu duhet te veprojne edhe arbitrat tane te cilet nuk duhet te marrin ne konsiderat udhezimet qe u jepen nga instruktoret e tyre,  nese ato bien ndesh me parimet baze te rregullave te lojes.   Menyra se si arbitrat e tjere te Evropes, ndeshkojne shkeljet e bera brenda zones se penalltise, tregon qarte se jemi ne ata qe nuk i kemi kuptuar e per pasoje nuk i zbatojme drejte ato porosi.

Ajo qe fare qarte eshte shprehur ne qendrimin e arbitrave ne zonen e penalltise, ne muajt e fundit, eshte teper alarmante. Me fakte kemi treguar se ne pese ndeshje te nje jave, ne kater prej tyre, nuk jane akorduar penallti fare te pastra qe do te thote se objektiviteti i vendimeve arbitrare ne nje jave ka qene vetem 20 % ?!

Vetem ne ndonje rast te rralle rezulton qe te jete dhene ndonje penallti e gabuar. 90 % kane te bejne me penallti te pa dhena dhe qe fatkeqesisht kane ndikuar direkt ne rezultatet e ndeshjeve.

Arbitrat kane pergjegjesine e tyre, por zoti Sokol Jareci si koka drejtuese e instruktimit te arbitrave, duhet te ndryshoje rrenjesisht metoden e punes se tij dhe te demonstroje nje karakter me te forte ndaj arbitrave qe ne vazhdimesi gabojne.

Arbitrat duhet te pergatiten shpirterisht se çdo shkelje e bere brenda 16 metershit do te ndeshkohet ne te njejten menyre si dhe jashte ksaj zone.

Detyra e Shefit te Arbitrave te FSHF-se nuk eshte vetem instruktimi i arbitrave, por ne stadin aktual eshte qe t’u beje te qarte ne mjetet e informacionit publik jo vetem futbollisteve dhe drejtuesve te tyre, por edhe sportedashesve, se koha e pa ndeshkushmerise te shkeljeve qe bejne lojtaret mbrojtes brenda zones se penalltise ka mare fund.   Arbitrat qe nuk zbatojne keto direktiva nuk duhet te aktivizohen me.

Pasiviteti nuk mund te sjelle ndryshim te shpejte te ksaj situate te pa pranushme.

Ti mohosh brenda se njejtes ndeshje nje ekipi te veçante dy penallti jane shume.

Nese marrim dhe analizojme penalltine e pa akorduar ne kohen shtese ne favor te Partizanit, ajo eshte nje kopje e mjafte rasteve te trajtuara ne gazeten Panorama Sport, per mos ndeshkimin e mbrojtesve ne shtyrjet  nga mbrapa te lojtareve sulmues.   Asnje lojtar mbrojtes nuk ka te drejte te krijoje kontakt fizik nga mbrapa lojtarit sulmues qe me topin ne zotrim eshte duke avancuar perpara. Çdo veprim i tille qe nuk ka te beje me mundesine e kontaktit me topin, ndeshkohet vetem me penallti.

Qendrimet e pese arbitra ne fushe qe lejojne gabime te tilla,  tregon qarte se ata ose jane te paragjykuar ose i njohin ne menyre te deformuar rregullat e lojes si dhe praktiken e bashkepunimit midis tyre.

Pikerisht kete duhet te zbuloje z. Jareci e mbi ate baze me stafin e tij te ndertoje punen kualifikuese dhe po te jete nevoje edhe skualifikuese te arbitrave qe gabojne ne vazhdimesi.

Ne fotot 1-4 duket fare qarte se nderhyrja e mbrojtesit kukesian eshte plotesisht e gabuar, pasi ai ne pamundesi per te luajtur me topin, shtyne nga mbrapa sulmuesin e Partizanit.   Edhe nje arbiter fillestar e dallon kete, me perjashtim te arbitrit Ferataj dhe aq me shume te arbitrit te FIFA-s pas porte  Hamitaj  i cili ndodhej shume afer me vendin ku ndodhi aksioni.  Ndoshta asisteni nuk ka kualifikimin e duhur per te dalluar kete shkelje, por Hamitajt nuk i justifikohet.

Ne fotot 1,2 dhe 3 duket shume qarte se mbrojtesi i Kukesit ka nderhyre ne menyre te gabuar dhe pa realizuar asnje kontakt me topin. Edhe nga nje distance e larget dallohet ky fakt, por çuditerisht arbitri Ferhataj nuk e dalloje dot kete fakt.   Ishte e mundur qe edhe arbitri i katert pas porte ta dallonte kete fakt, por nuk arriti te ndihmonte ne marrjen e nje vendimi te drejte.

Mbi te gjitha ato qe kane ndodhur ne mjafte ndeshje te tjera si kjo, del domosdoshmeri qe arbitrat profesionalisht te qartesohen per nje bashkepunim me efektiv midis tyre, vepçanerisht ne ato ndeshje ku ne fushe ndodhen gjashte te tille.

1 komente në “Për 5 arbitrat në fushë, që i mohuan Partizanit dy penallti të pastra! Një analizë e thelluar pasi ky fenomen po përsëritet në vazhdimësi”

  1. Partizani says:

    paguan mire Safet Gjici ..Kjo eshte dicka qe dihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje