De Ligt i pari, Ronaldo i dhjeti, Milinkovic-Savic jashtë “top-10”. CIES ka përditësuar renditjen e futbollistëve më të kushtueshëm në treg të pesë ligave më të mëdha europiane, bazuar në statistikat e ndryshme. Këtë gjë e ka bërë edhe për Serie A, pas krizës pas Covid-19. Dhe surprizat nuk mungojnë.
Sipas studimit përkatës, mbrojtësi holandez i Juventusit është në vendin e parë, me një vlerësim të përgjithshëm prej 104.7 milionë euro. Ky është lojtari i vetëm, që vlen shifra të trefishta.
Në podium me të gjejmë dy lojtarë të Interit, dy sulmuesit. Lautaro Martinez i paraprin Romelu Lukakut, 98.9 milionë kundër belgut, 90.3 milionë. Fabian Ruiz është në vendin e katërt, me vlerë tregu mbi 80 milionë euro, ndërsa Rodrigo Bentancur i pesti.
Paulo Dybala ndalet në vendin e shtatë, pas Zaniolo, ndërsa Cristiano Ronaldo është vetëm i dhjeti, me një vlerësim prej 62.8 milionë euro. Përpara tij, Barella dhe Eriksen.
Jashtë “top 10” ka mbetur Milinkovic-Savic, vetëm i 12-ti, pas Milan Skriniar. Italiani i tretë me vlerën më të lartë, pas Zaniolo dhe Barella, është Gianluca Mancini (43.2 milionë euro), i 14-ti.
Renditja e plotë (top 20):
1. Matthijs de Ligt (Juventus) – 104.7 milionë euro
2. Lautaro Martinez (Inter) – 98.9 milionë
3. Romelu Lukaku (Inter) – 90.3 milionë
4. Fabián Ruiz (Napoli) – 81.0 milionë
5. Rodrigo Bentancur (Juventus) – 74.2 milionë
6. Nicolò Zaniolo (Roma) – 70.1 milionë
7. Paulo Dybala (Juventus) – 70.1 milionë
8. Nicolò Barella (Inter) – 67.2 milionë
9. Christian Eriksen (Inter) – 66.0 milionë
10. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 62.8 milionë
11. Milan Skriniar (Inter) – 49.7 milionë
12. Sergej Milinkovic-Savic (Lazio) – 49.0 milionë
13. Justin Kluivert (Roma) – 47.6 milionë
14. Gianluca Mancini (Roma) – 43.2 milionë
15. Hirving Lozano (Napoli) – 42.6 milionë
16. Franck Kessié (Milan) – 42.5 milionë
17. Miralem Pjanic (Juventus) – 42.1 milionë
18. Federico Chiesa (Fiorentina) – 40.9 milionë
19. Piotr Zielinski (Napoli) – 40.1 milionë
20. Ciro Immobile (Lazio) – 38.8 milionë