Pritet vendimi, ja kur dhe ku do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve

12 Qershor 2020, 16:06Sport TEMA

Vendimi për finalen e Ligës së Kampioneve thuhet se është marrë dhe nuk do të zhvillohet në Stamboll, siç ishte planifikuar më parë.

Sipas asaj që shkruan në Spanjë “Sport”, drejtuesit e UEFA-s e kanë marrë vendimin dhe finalja është planifikuar të luhet në Portugali, në Lisbonë. Gjithashtu thuhet se data e finales do të jetë 23 gushti.

Pikërisht këto sipas burimit të sipërpërmendur do të zyrtarizohen pak ditë më vonë, teksa më 17 dhe 18 qershor UEFA do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet pikërisht për këto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje