Milani kundër mallkimit të shifrave, statistikat me Juventusin e dënojnë

12 Qershor 2020, 11:56Sport TEMA

Goli i Cristiano Ronaldos në kohën shtesë rrezikon të jetë një hipotekim serioz për kalimin në finalen e Kupës së Italisë për Juventusin. Në 13 shkurt të këtij viti, kur futbolli ende nuk ishte përplasur me valën e parë të pandemisë dhe izolimit, CR7 do të firmoste 1-1 në “San Siro” ndaj Milanit.

Një rezultat që me statistika në duar nuk duket dhe kaq i pamundur për t’u kthyer. Djemve të Piolit mund t’i mjaftojë edhe një barazim me gola për të shkuar përpara, por faktori fushë dhe “mallkimi” Torino është ai që tremb më shumë.

Milani nuk fiton prej vitit 1985. Duke u ndalur te Kupa e Italisë, pas disa ditësh, më 19 qershor më ekzaktësisht, do të mbushen plot 35 vite që kuqezinjtë nuk fitojnë në Kupën e Italisë ndaj Juventusit, 1-0 e vendosur nga Virdis.

Nga atëherë, tetë ndeshje në Kupën e Italisë: 5 suksese bardhezi dhe 3 barazime. Duke e zgjeruar rrezen edhe në kampionat, suksesi i fundit kuqezi në tokën bardhezi daton në 5 mars 2011, pra 9 vite më parë, kur Allegri drejtonte Milanin dhe Del Neri Juventusin.

 

Kësaj i shtohet edhe fakti që “Zonja” ka fituar të 10 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi në Kupën e Italisë. Milani ndërkohë nuk fiton një gjysmëfinale kthimi në transfertë prej 1990 (ndaj Napolit). Dhe e ka kaluar turin vetëm 3 herë nga 8 kur ka barazuar në sfidën e vajtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje