Messi: Në këtë situatë, lumturia është trofeu më i rëndësishëm

12 Qershor 2020, 14:30Sport TEMA

Një mesazh i thellë nga Leo Messi, ardhur nga fushata e fundit publicitare e “Adidas”.

Ylli argjentinas nënvizon se të qenit larg fushave, prej pandemisë së Covid19, e bëri të mendojë dhe reektojë thellë:

“Si çdo lojtar tjetër, unë thjesht dua të luaj përsëri. Sepse, të luash futboll e ka një çmim. Me njerëzit që na ndjekin është edhe më bukur.

Të mos harrojmë se ne jemi edhe frymëzimi i të tjerëve.

Ndoshta trofeu më e rëndësishëm nga të gjithë në këtë situatë është rikthimi i lumturisë për të gjithë.

Tani që futbolli është rikthyer, unë jam gati të luftoj për këtë qëllim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje