Vrioni merr ftesën e Sarrit, sulmuesi shqiptar thirret nga Juventusi për ndeshjen me Milanin

12 Qershor 2020, 16:45Sport TEMA

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Xhakomo Vrioni ia ka dalë të sigurojë një vend në listën e Sarrit për ndeshjen e sotme kundër Milanit.

Juventusi do të synojë finalen e Kupës së Italisë, por fillimisht duhet të kalojë kuqezinjtë në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales.

Sulmuesi shqiptar ka qenë në stërvitje të pandërprerë me ekipin e parë të Juventusit që nga momenti i rikthimit pas pandemisë dhe puna e bërë prej tij ka marrë tani shpërblimin.

Nisur nga mungesa e Higuain dhe nga kalendari i ngjeshur që i pret bardhezinjtë përpara, Vrioni ka shfrytëzuar kështu mundësinë që i është dhënë dhe e sheh veten tashmë në 23 lojtarët që Sarri do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme.

Një hap i madh ky për lojtarin kuqezi, i cili tashmë duhet të shpresojë për të zbritur edhe në fushën e lojës dhe të bëjë debutimin e tij me fanellën bardhezi.

Our #CoppaItalia semi-final second leg squad list! ????

#JuveMilan #ForzaJuve pic.twitter.com/DrZn6R7g5C

— JuventusFC (@juventusfcen) June 12, 2020

 

4 komente në “Vrioni merr ftesën e Sarrit, sulmuesi shqiptar thirret nga Juventusi për ndeshjen me Milanin”

  1. Joni says:

    Sa poshtersi eshte vendosja e emrave te huaj per femijet shqiptare. Shikon turqit e lindur ne Gjermani dhe vazhdojne te mbajne emrat e etnise se tyre. Shqiptare me komplekse inferioriteti.

  2. Hapu Xhipe says:

    Suksese! Na ndero shqipe!

  3. Ceni says:

    Joni, rritu dhe pak. Kupto e pastaj jep mend.

  4. Tironci says:

    Une nuk e mendoj keshtu,
    Emrat italiane jane emrat qe vendosnin te paret tane, ndoshta te shkruar ndryshe sot mbas 1400 vjetesh. Italianet jane Shqipetare e kalur Shqipetare, Ne kemi sabotuar tek kultura jone, lejuam apo me mire te themi na detyruan te veme emra arab qe nuk kane fare lidhje as me gjuhen e as me kulturen tone, qe per pak sa nuk solli edhe humbjen e identitetit tone. Fale gjuhes sone dhe fale kanunit te Leke Dukagjinit shpetoi Shqiptarizmi pa u zhdukur nga faqja e dheut. Si dhe faleminderit te gjithe atyre prifterinjve patriote qe shkruan dhe punuan per ruajtjen e Shqiptarizmit si At Gjergj Fishta, Stjefen Gjecovi, Ndre Mjeda,e shume e shume te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje