Lulzim Basha shpërndan poezinë nostalgjike të Pandi Laços për Tiranën dikur, "Mall Bulevardi": Më sjell emocione të forta (s'është bulevardi i 21 janarit)

14 Qershor 2020, 17:29Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë poezinë nostalgjike të shkrimtarit, skenaristit dhe prezantuesit Pandi Laço.

Basha thotë se kjo poezi  i sjell emocione të forta dhe nuk harron të falenderojë Pandi Laçon.

Poezia titullohet ‘’Mall bulevardi’’ dhe trajton me nostalgji kohët e rinisë komuniste dhe qytetin e Tiranës dikur.

Postimi nga Basha:

Kjo poezi e Pandi Laços më sjell emocione të forta…

Faleminderit Pandi?

“Mall bulevardi”

“Ka qene dikur nje qytet…
Ne vend te zemres , “nje bulevard”
Nje bulevard ku mijera njerez…
Cdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?

Nga mijera fytyra qe kam njohur
Qindra mbaj mend, pak kam harruar
Valle sa prej tyre shperndare ne bote
“Mall bulevardi” i ka sharruar ?

Nga Vollga vinte nje muzike
“Sahati” e kishte si kolone zanore
Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte
Por historira me “dashnore”

“Me ka marre malli” per Bar Sahatin
Qe ta mbledh veten me nje konjak
Nje xhiro qejfi ne rimorkio
Nga Porcelani ne Kombinat

“Mall bulevardi” per nje rruge
Qe e pushtoj tek luaj “botash”
Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni
Ku gjunjet e brrylat, behen copash

“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte
Ai i qete e une “gjaknxehte”,
Une per “Beatles”, ai per “Stones”
Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte

Per nje rrugice , kam shume mall
Vec nje makine, kalonte rralle…
Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa
“Zukut” te druve, nje gerdalle

“Mall bulevardi” per nje tren
Qe gjithmone vonohet, po prape e pres
Te kap nje vend qe nga dritarja
Ne ecje e siper , ne plazh te zbres

“Me ka marre malli” per te dielen
Qe radioposta te me zgjoje
Nje film shqiptar , plot me batuta
“Pune e komisarit , ishte loje!”

Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu
S’ka gje po humbem kampionatin…
Mjafton qe sot tu japim “dru”

“Me ka marre malli” per nje teater
Per dy bileta gjetur me mik
Per nje artist qe nuk jeton me
Per pakez Breht, pakez Shekspir

Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh
Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja
Edhe kur mbesja per nje dore kripe
Ne mes te nates mund ta zgjoja

“Me ka marre malli” per nje top te shpuar…
Qe shpesh na ngecte ne tarrace
Nje kanatiere e bardhe pa menge
Me boje kepuce, numrin “shtate”

“Me ka marre malli” qe “te gjuaj”
E “ti bej naften” nje dite mesimi
Te bej nje xhiro nga gjimnazet
Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”

“Me ka marre malli” per nje vajze..
Diku ka humbur neper bote
Ndoshta se njoh ,kur ta takoj,
Per te kam ruajtur nje pikez lot…

“Me ka marre malli” per nje kitare
Dore me dore, pak e stonuar
Kur kthehej prape, ajo ishte care
Te gjithe e donin, ish e bekuar

“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter
shtynte ngadale nje karroce dore
Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit
Megjithese therret …”Akullore”

“Me ka marre malli” te mbyll xhiron
Nga hotel “Peza” te Universiteti
Do me bjene kembet, kot do ti lodh,
S’do gjej fytyra te ketij qyteti …

Pandi Laço

10 komente në “Lulzim Basha shpërndan poezinë nostalgjike të Pandi Laços për Tiranën dikur, “Mall Bulevardi”: Më sjell emocione të forta (s’është bulevardi i 21 janarit)”

  1. bravo laco .
    Lyl , kujdes me kte kod-dashurrie qe peerdor me Lacon ,
    se po te kuptoj Ramo ,
    ta rrasi deri ne fund ,sa te dalin syt si koq lepuri kaqol .
    qi juve ,ju bashkon rruga ty me LACOT etj ,
    kjo dihet tashme,
    por jo t’a propozoh Lacon kaq hapur ,
    per kte tekst te shkrujt ga Laqo -Loqia si Garip Hone !

  2. Uaaaa, mor Pandi , c’na paskerke shkruar keto kujtime plot emocione. Sa bukur .sa bukur! I kemi jetuar ne rinine tone. Kujtoj edhe ate “Trekendeshin ” ku pinim nje birre me bercolle. Ashtu ne kembe. Me kujtove edhe komshinjte e mbrekullueshem , po edhe ato dyer te jashteme ,te cilat kyceshin formalisht me nje brave ,sepse celst i ngjanin njeri tjetrit. Me kujtove ato festat e sidomos ai viti iri ku shkembenim urimet me kartolina e vizita neper shtepi. Me kujtove ato festivalet e ndermarrjeve dhe kkooperativae bujqesore, por sidomos ai ansambli i asrtistikes “Migjeni ” i cili nuk dallonte nga i paharruari ” Ansambli i Kengeve dhe valleve popullore” Po nejse , o Pandi ! Ti na kujtove keto ngjarje , te cilat ndodhnin ne ata periudhe te diktatures,qe shkaterroi kete vend, qe shkaterroi ekonomine, kulturen, arsimin e shendetesine.Po mbi te gjitha shkaterroi njeriun . Pse i kujton ato vite ,sa na paske prekur dhe Lulzim Bashen, kur e madhja demokraci ka xhvilluar kete komb. Zhvillimi ka filluar nga diskotekat e nates, ku te rinjte nuk vriten per dy bileta teatri ,por defrehen me alkol e cigare tere naten. Si kujton komshiun e athershem ,kur tani nuk e dim se nga eshte e ku punon , dyerte i kemi te blinduara, dhe ne raste fatkeqasie e marim vesh kur qelbet dunjaja…. Kujtove shoket qe grindeshit per futbollin e sa kalonit deren e stadiumit deri tek ura e madhe e lanes afer hotel”Dajtit ‘ ishit pajtuar ,puthur e perqafuar. Jo ,pandi jo ! Mos kujto ate kohe qe shkaterroi Shqiperine , Ku aktoret ishin “medioker ” nders a tani jane te kalibrit botror. Kendohen aq kenge te mira sa nuk u mban mend asnje fjale eas nje vije melodike. Degjova nje dite nje kompozitor ,te cilin ne e mbanim te kalibrit sepse kishte kompozuar kennge psh. ” Per tu Atdhe ” ” Rruget e atdheut na Therrasin ” ” neno moj do pres gersetin , e tani nuk kompozonte dot vargjet : ” Ti pa sutjena e dy gishte breke ‘” E pse ? nuk na kishte pekqyer vargjet legjendare te nje poeti teri i demokracise…. E lere ,o Pandi se u zgjatem shume…

  3. Me fal se harrova ! Ky bulevardi i kohes se demokracise eshte heroik,sepse Lulzim Bashes i kujtohen 4 te vraret ” Kriminelet e demokracise ” ,qwe i vrau me urdherin e tij . Ja pse Luli ka shume nostalgji per kete bulevard. Respekte ,O Pandi !

  4. Revizori says:

    Poezia eshte e bukur. Ne gjinine e Lirikave te Eseninit, qe aq bukur i perktheu heren e pare Vedat Kokona.
    Pandi, respekte per kete poezi nostalgjike, per at kohera we nuk kthhen më, sepse siç e thua edhe vete, edhe njerezit e asaj kohe nuk janë më.
    Jane zevendesuar me barkderra që, ne oren 10 te paradites, duke pirë kafe mbasi kane bere vjedhjen e ryshfeteve te mengjesit, pyesin njeri tjetrin me ate pyetjen inteligjence-vrasese “ku do ta hame dreken sot”.
    Tirana e pati 30 vjeçarin e vet – 1960-90. Ishin tre dekada qe e bene Tiranen qendra e intelektit shqipetar. Pastaj erdhi Saliu dhe e rrumpallizoi çdo gje.
    Para py vjetesh, nje kamarjer ne nje kafe afer ish-Hotel Drinit me ktheu 40 vjet mbrapa me batutat e tij te lehta dhe inteligjente prej kryeqytetasi.
    Pastaj, sa dola ne rrugë, ajo ndjesi u shua nga bijte e dru-me-pre-ve qe mbushen Tiranen mbas 1991-shit, te cilet Pandi Laçon e mendojne se eshte shofer autobusi i linjes Berat-Tiranë.
    Vetem nje gje te perbashket ka Tirana e atehershme me te tanishmen – deputetët. Idiote atehere, idiote tani. Disa gjëra nuk ndryshojne.

    1. Revizorit i paska hik truni shtrembt ,
      nga pordhet e nostalgjise por me ee madhja arrin kur
      e krahaso kte Kazan te Vjellash alla Laco , me ato te Eseninit looooooooooooool !
      Laco o nji bythqim e sumplepirs i polItikes Dru me Pre !
      Gjuha ordinere e Laco korespondon hume me fjalorin dhe Retoriken e
      cdo tipi Dru me Pre ne Tirane .
      Revizor – shko menjiher e Centro Trunin mbasi te kesh bo nji
      kontroll trurit ne Aparatin Moderrn i shtrire hirzontal brenda ne ate te Rezonances

  5. Adrian says:

    Lylin e ka marre malli per bulevardin ku shtriu 4 te vdekur per karrigen e Sali Shpellarit

  6. uskania says:

    Prandaj ia këpute gjumit kur ishe kryetar bashkie, se u frymëzove nga kjo poezi.?

  7. joel shkodra says:

    Ne çfaredo situate qe te kalohen vitet e femijerise dhe te rinise (edhe lufte sikur te jete), nuk harrohen asnjehere. Dhe malli nuk eshte aq shume per gjerat e shoket qe na mungojne, per diktaturen qe lame pas jo se jo, por per ato vite qe nuk kthehen me.

  8. Vjosani says:

    Poezi???? Mos! Po kjo artistikisht nuk eshte as proze o Luli… Zot sa pak shije ke ne gjithcka, more njeri????

  9. Zgalem says:

    Qe Luli eshte kriminel , ka dhene prova dhe vijon , por qe eshte kriminel i lindur , sot u kuptua , qe me histeri vrasesi , kerkon te shetisi ne bulevardin e gjemes se madhe . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje