Nesër del para 'Vetting-ut', si ka ndryshuar pasuria e Gjyqtares Fatmira Hajdari nga viti 2003

14 Qershor 2020, 20:24Kronika TEMA

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari do të përballet të hënën më 15 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Hajdari deklaronte pasuri me vlerë prej 2.7 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 18 herë, duke kapur vlerën e 49.3 milionë lekësh.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me vlerë 31.4 milionë lekë, ndërkohë që subjekti deklaron edhe 15.1 milionë lekë likujditete bankare, 2.4 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 95 milionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave buron nga shitja e pasurive të patundshme në masën 31%, e ndjekur nga të ardhurat nga biznesi në masën 24% dhe të ardhurat nga qiradhënia 12%. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 14% në totalin e të ardhurave, ndërsa pagat e fëmijëve 7%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Hajdari rezultoi me 5 deklarata me probleme.

Subjekti Fatmira Hajdari rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara në 5 vite të deklarimit në një shumë prej 12.5 milionë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” gabimet e shumta materiale në deklarimet vjetore, kreditë bankare në vlera të konsiderueshme si dhe një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një pallati 10-katësh në Tiranë.

Konkretisht, në deklaratat e pasurisë rezultojnë gabime të shpeshta, ku vlerat e shënuara me numra nuk përkojnë me vlerat e shënuara me fjalë, duke krijuar shpesh paqartësi për vlerat e aseteve, kredive bankare apo shpenzimeve familjare.

Gjithashtu, Znj. Hajdari deklaron kredi bankare ndër vite prej 30 milionë lekësh, mes së cilës edhe një kredi të marrë nga i biri në vitin 2007 në vlerën e 19 milionë lekëve –e cila gjithashtu deklarohet herë me lekë të vjetra dhe herë me lekë të reja. Nuk është gjithashtu e qartë nëse këto detyrime lidhen me biznesin e të birit apo kanë shërbyer për të financuar pasuritë e familjes.

Në vitin 2013, djali i subjektit ka lidhur një marrëveshje sipas së cilës në këmbim të truallit prej 890m2 do të ndërtohet një objekt 10-katësh, ku të dyja palët përfitojnë nga 50%. Në vitin 2016, Hajdari deklaron se pjesa e tyre e investimit përveç truallit është edhe 204 mijë euro- pa shpjeguar burimin e këtyre parave dhe kohën e investimit.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik./ BIRN

33 komente në “Nesër del para ‘Vetting-ut’, si ka ndryshuar pasuria e Gjyqtares Fatmira Hajdari nga viti 2003”

  1. Durrsaku says:

    Do e kaloj vetingun se votoj goca “pro” reformes zgjedhore.

    1. abc says:

      Ti gezoni “patriotat” e flakte, “heronjt e demokracis”, familjen shpetimtare te Shqiperis, qe emrin Hajdari e kthyen ne Logo te karjeres politike, per dekada me radhe.

    2. Operacioni Zjarri says:

      Vetem Mercedesi G-klas qe perdor i biri kushton 200 mije euro. Kjo pisanjose qe beri kurs per lulishtare dhe i shoqi i saj qe punonte riparues per rripat e oreve tani jane me pallat 10 katesh

  2. Drejtesi says:

    Super shk…ele

  3. Kevin says:

    Pyesni Ben Qimen ne Fier sa lek e pagoj per Mos tu ekstrauar ne itali.

  4. gimi pures says:

    Nese kjo bunder e pa shkolluar kalon vetingun
    drejtesia e re eshte ne dore te dyshes meta berisha

  5. zuzarja says:

    Uroj me gjithe shpirt qe te ngelesh moj zuzare e qelbur!

  6. Ganiu says:

    Me dal kjo e paster verini vizen reformes ne drejtesi perfundimisht.

  7. mario says:

    Po merrjani te gjitha kurves mutit.Kto skane pasur buke te mbushin barkun,ka bere dhe pallat 10 katesh.Po doli e paster kuptojeni takimin e ambasadores amerikane me te bijen sot dhe do e kuptoni ku eshte loja dhe drejtesia ne Shqiperi,qe per mendimin tim kshu do vazhdoje tere jeten.Derisa kemi nje President kryehajdut dhe mafioz,dhe nje kryetar opozite super miljoner dhe idiot,vari hebet kesaj lavire,kshu do jete gjithmon.

  8. kiri says:

    Jashte sistemit te drejtesise hajdutet.

  9. Domela says:

    Me kete pis shtet, po bejn qef meta e berisha, keshtu qe çar te presim, se mos do ti sekuestrohet pasuria, qe gjith shqiptaret e dine se si i kane vene pasurite keta, qe shqiperine e kemi ku eshte sot, me fukarallik e maskarallik. Nuk behet pasuri me rroga, ku behen vila e femijet shkollohen jashte. Keshtu qe ne shqiperi akoma nuk ka shpres se, para ligjit te gjithe jemi te barabarte. Nuk ka nje burre politikan apo keyeminister, te shkoje para drejtesise, vetem se u bejne shantazhe njeri tjetrit.

  10. Justicia says:

    Thellohu edhe pak o BIRN.
    Po supermarketet kjo te kujt i ka?
    Apo te gjyshes. (Leri emrat e rregistruar).
    Shikojeni se vetem atje kane min 10 milionë euro.
    Si dhe e therrasin tani kete ne veting qe ti bejne presion goces per voten.
    Sapo te votoj, mami shpeton.
    Dhe ky do jete kulmi..
    I te ashtuquajturës endër (drejtësi) shqiptare.

  11. Cifuti x says:

    Ka shpla paret keiminale t burrit vet qe hongri plum nga per larje hesapesh mes kriminelve..

  12. Drejtesia says:

    Nqs kjo kalon vetingun do ishte mire te benit Ver Llapen Minister te Drejtesise

  13. Atdhetari says:

    Përse duhet ta dije populli. Kur e di mjaftueshëm, por Vetëm Drejtësia, Politika, dhe Gazetaria nuk e “Dinë”!?). Pasuria e Kësaj SHPELLARE-INJORANTE dhe GODZILLË të KORRUPSIONIT ju VRET Sytë (ashtu s’i e Politikanëve dhe Gjykatësve!?). Për Kuriozitet? Ç’farë do të ndryshojë? Ah, Po! Përveç Pasurive të PaFundme si të TUNDSHMR apo të PATUNDSHME dhe Përveç Vajzës Futur në Politikë tani duke Ja Ditur dhe Parë Të Mirat e PaFundme KËRKON dhe SHPELLAI djali i juaj (e Shkreta Tropojë dy Familje Ka: Berisha dhe Hajdari!!!!!????). O SPAK, O SPAK, OOOOOOO SSSSSSPPPPPPAAAAAAAAAKKKKKKKK ÇOHU or ÇOHU NGA GJUMI!? FJETËT GOXHA. Nqs Nuk ju a Mba të Bëni Punën PËRSE NUK LARGOHENI (paga!?). Nuk jemi në Vitin 1990 por në 2020!!??

  14. Dauti says:

    Kjo baxhella injorante, vetem leket e Ben Qimes i mori me thase ne furgon per te ndaluar ektradimin ne Itali. Plot kater thase plot sa mezi ngriheshin.

  15. blerta says:

    Kjo eshte injorante komplet, derr maloke….

  16. h says:

    Muk kuptoj pse nuk sekuestrohen pasurite e pajustifikuara(vjedhura).

    1. Ceco Plasari says:

      Do tja sekuestrojne , por me verifikime dhe kontrolle , sekuestro pa ato (kontroll dhe verifikim ) i perket sistemit diktatorial qe lam pas , dhe kjo lavirja do ti neneshtrohet ligjit , ska ku shkon , u siten te tjere ,kjodo shpetoje ?! Ska shanc , vec do durim , punet e mira duan pak kohe , thjesht shqipot jane ofenduar dhe poshteruar jashte mase nga drejtesia e kalbur , dhe duan ta crrenjosin nje ore e me pare , te drejt kane , ama duhet pak durim …….punet e mira behen avash avash , dhe ata qefirat Meta ,Berisha nuk e kapen drejtesine brenda dites , dhe atyre u duhej kohe per ta realizuar krimin , imagjinoe sa duhet per ta hequr krimin ……..kanceri te ze kollaj , per ta sheruar heq dhe vuan shum njeriu , ama kur e sheron lind per here te dyte ……tung

    2. vang says:

      Kjo ska vetem pasurite te ”fryra” por ka edhe buzet sikur ja ka pickuar grerza,edhe gjoksin sigurisht ,ashtu si pronarja e nje taverne te Sirano de Berzherak..( ne se nuk me ka lene aq shume kujtesa e leximeve ne rinine e hershme). Besoj do me falin edhe komentuesit e tjere qe duket siku kjo gje eshte personale por prap them jo sepse nje grua duhet te ndertoje personalitetin e saj ne te tjera themele.

  17. Pedro i ri says:

    Botokset jane deklaru ?

  18. Askushi says:

    Ke kjo ceshtje do dali qarte qe jan te kapur apo jo vetingu.te gjithe e dijn se car babzie eshte gjygjtarja hajdari.

  19. The One says:

    Me nje rroge I ka bo kaq pasni? Kaq sh paska kursy kjo? Edhe master e phd nga Oxford te kishte perseri sh pikpyetje?

  20. Popu_listi says:

    Ne se kalon vetingun kjo debilja qe mi ka bere buzet si picke dhie atehere ne krye te komisionit te vleresimit emeroni Lek Plepin.

  21. Beso says:

    Qe kjo ka abuzuar eshte pak po nuk eshte zgjidhje ta ofendosh duhen prova shkruani ato qe dini vetem keshtu e denoni

  22. owl says:

    Cne kjo me truall ne Tirane kujt ja vodhi ose kush ja fali.. Me keq se Mona e Likes qe kishte truall nga mamaja ?????

  23. Ua says:

    Pa silikon, s’kalon

  24. FSHATARET says:

    Produk tipik i “demokracise” shqiptare.Kulmi te ulurish.Familje mizerabel qe mer poza te neveriteshme neper tribina e pervjetore.Kasta e mutit qe i beri mutin.

  25. Demokrati i vërtetë says:

    Një pyetje pak si jashtë kontekstit. E dimë sesi u bë gjyqtare kjo nxënisja e shkollës së Rezervave të Punës (më duket se kjo ishte për këpucare), po gjimnazin, (se pa të nuk mund të ndjekësh juridikun e ‘plepave’), kur dhe ku e ka kryer?

  26. Mesuesi I fillores says:

    Shikoni grafikun, shikoni, nga 2013 ketej rritje pasurie që sfidon cdo logjike. Po nuk u largua nga sistemi do te jete nje skandal i paparë.

  27. Trotski says:

    Nuk ka per ta kaluar vetingun se eshte e Molepsur me Korrupsion qysh ne oret e para te “Demokracise”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje