Dy superfuqitë India dhe Kina përballen ushtarakisht, raportohet për viktima: Frikë për një luftë që do "ndizte" botën

16 Qershor 2020, 19:10Bota TEMA

E fshehur nga malet mbi 8 mijë metra në Himalajë, por edhe nga lajmet e vrullshme që po ndodhin në Shtetet e Bashkuara dhe pasojat e pandemisë globale, sot një episod ka ndryshuar “status quo” gjeopolitike të dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës.

Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar viktima.

Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën tre viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka patur nga të dy anët.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, forcat indiane kanë kaluar linjën e quajtur LAC (Line of Actual Control), që faktikisht përbën linjën e kufirit nga viti 1962, kur gjatë muajit nëntor dy fuqitë u përballën në një luftë të hapur që kushtoi mijëra viktima, veçanërisht nga pala indiane.

20 ushtarë indianë të vrarë?

Të paktën 20 ushtarë indianë thuhet se janë vrarë në një përleshje me forcat kineze në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Pas 45 vitesh, kjo është hera e parë që vriten ushtarë në këtë zonë të diskutueshme të kufirit mes dy shteteve.

Kjo situatë ka shkaktuar rritjen e tensioneve në këtë rajon.

India deklaroi se zyrtarë të lartë ushtarakë nga të dy palët ishin takuar për të zbutur situatën e tensionuar.

Ministria e Jashtme e Indisë akuzoi Kinën se ka shkelur marrëveshjen e arritur javën e kaluar.

Nga ana tjetër, Kina akuzoi Indinë se ushtarët e saj kaluan në anën kineze të kufirit.

Ministria e Jashtme kineze e konsideroi provokim nga ana e Indisë faktin që ushtarë të saj kishin kaluar dy herë kufirin gjatë ditës së hënë, duke shkaktuar përplasje fizike mes forcave kufitare të dy palëve.

Mediat vendase raportojnë se ushtarët indianë u rrahën për vdekje.

Si India, ashtu dhe Kina, këmbëngulën se nga asnjëra palë nuk është qëlluar me armë.

4 komente në “Dy superfuqitë India dhe Kina përballen ushtarakisht, raportohet për viktima: Frikë për një luftë që do “ndizte” botën”

  1. Nqs vihe ne perdorim Bombat Atomike ,
    do ta ken keq punen jovetem te dy popujt e shteteve ne konflikt !

  2. Ledio says:

    Do te kemi nje stine vere me pak te nxehte edhe nje dimer shume me te ftohte se vitet e tjera. Ne Indi 600 milion njerez dhjesin edhe shurrosin jashte, ne Kine po ashtu hane qene edhe mace . Per mendimin time nje lufte midis Indise edhe Kines por edhe Pakistanit + Indise do ishte nje fat per njerezimin.

  3. Brezi i djegur says:

    Hajt ishalla, vetem mire do kete njerezimi, pse i zbusni gjakrat, nxefini me shume se sbehet qameti.

  4. faiki says:

    India dhe kina kane nevoj per nje lufte frontale sepse kan popullsi te mjaftueshme dhe mund ta testojne Covid19 dhe kush fiton e fiton Covid19 100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje