Për herë të parë një lojë do të shitet me recetë për t'u përdorur si... "ilaç"

17 Qershor 2020, 11:47Lifestyle TEMA

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së (FDA) për herë të parë ka lejuar që një video-lojë të shitet me recetë për t’u përdorur në trajtimin e fëmijëve me deficit të vëmendjes dhe çrregullim hiperaktiv (ADHD), transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e FDA-së thuhet se loja “EndeavorRx” e zhvilluar nga Akili Interactive është dhënë leja e marketingut.

Loja në fjalë është testuar tek mbi 600 fëmijë për një periudhë prej 7 vitesh ndërsa do të mund të shitet për trajtimin e deficitit të vëmendjes dhe çrregullimit hiperaktiv tek fëmijët e moshës 8-12-vjeçare.

EndeavorRx është terapia e parë dixhitale që përmirëson simptomat në lidhje me sëmundjen si dhe video-loja e parë që është lejuar nga FDA për shitjen e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje