Nga Mustafa Nano
Ne, si çdo vend tjetër, kemi një ligj për policinë. Dhe në nenin 131 të këtij ligji saktësohet mënyra se si bëhet përgjimi i bisedave në ambiente të hapura apo në telefon nga ana e policisë. Dhe aty thuhet:
Pika 1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim …, një kryekomisar i policisë apo një epror i tij kërkon autorizimin nga PROKURORI për të bërë
b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike;
c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video.
Siç shihet, asnjë përgjim nuk mund të bëhet pa autorizim nga një prokuror i Republikës, i cili nga ana e vet duhet t’i marrë dorën gjyqtarit për të lëshuar këtë autorizim.
Kjo është praktika edhe sot e kësaj dite. Kjo është një praktikë e njohur kudo nëpër botë. Kjo kompetencë mund të ketë ndryshime të vogla, sipas vendit, por ka një gjë që nuk ndryshon. Policia nuk ka të drejtë të përgjojë pa autorizim nga një strukturë tjetër, që rëndom është prokuroria.
Kjo maxhorancë mori nismën ligjore për ta ndryshuar këtë nen. Dhe nuk po tenton të bëjë një ndryshim dosido. Përkundrazi, po tenton të bëjë një ndryshim esencial. Po tenton t’ia japë policisë këtë kompetencë. Po tenton t’ia heqë prokurorisë. Dhe jo një prokurorie çfarëdo.
Po tenton t’ia heqë Prokurorisë që ka dalë nga reforma në drejtësi. Po kërkon t’ia heqë SPAK-ut, që është një strukturë e dalë prej reformës, dhe për të cilën ne kemi kohë që flasim me shpresë e me besim. Kemi kohë që e presim si institucionin që do bëjë diferencën në Shqipëri.
Dhe këta ia heqin SPAK-ut dhe ia delegojnë policisë, një policie që drejtohet nga njerëz politikë. Krerët e policisë, të gjithë e dimë këtë, janë njerëz që hiqen e vihen sipas qejfit të kryeministrit e të ministrit të brendshëm, që janë funksionarë nga natyra politikë.
Ja si duan ta bëjnë nenin 131:
Pika 1. Me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, Policia e Shtetit ka të drejtë të bëjë:
a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik;
b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin dhe filmimin e personave në vende publike;
1.Përgjimin e bisedave telefonike;
ç) Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale.
Të gjitha këto mund t’i bëjë një kryekomisar. Mjaft t’ia japë në kokë, dhe ai mund të përgjojë këdo. Përsëris: me ligjin që duan të bëjnë, kjo e drejtë u jepet krerëve të policisë shqiptare, të cilëve u rreh zemra më së shumti për partinë. Një ligj i marrë.
Tani, për fat të mirë, po thuhet se mazhoranca është tërhequr. Burime nga brenda maxhorancës, që nuk duan të identifikohen (dhe ky nuk është një spekullim) thonë se në këtë pikë po tërhiqen. Dhe kjo është një gjë e mirë. Duhet t’u vijë turp që e ndërmorën këtë nismë, por është një gjë e mirë që po tërhiqen.
Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë presion i partnerëve ndërkombëtarë, apo është fjala për një reflektim të brendshëm, por dihet që ky hap i madh prapa fatlumërisht është bërë. Përsëris, megjithatë: maxhoranca nuk meriton asnjë medalje për këtë hap prapa. Përkundrazi, e ka hak të qortohet e të denoncohet për atë që planifikoi të bënte.
O Muçi, patriot i Alendes! Po Lalen, Babalen, Billd dhe ca te tjere, kush i autorizon te bejne pergjigje, te lutem? Aty jane bere bythe e breke bashke me ju. Pastaj del ti e kerkon standarte qe jane ne Mars.
Z.Muç Nano.Qeveria e Ministria e B.nuk duhet te teriqet,pse:
-Ne kete situate te tmerrshme ku drejtesia(Prek.+Gjyq.) Jane tmerresisht te korruptuar,degjeneruare,ku plocia po arreston kriminel dhe ato po i nxjerin nga burgu te denuarit per jete me leke dhe ata po vrasin njeri-jatrin duke krijuare nje situate Alarmante,ky ligj duhet te zbatohet ashtu dhe nuk duhet te terhiqet deri sa bandat te kthehen ne rrugen e arsyes ose te denohen,eliminohen me ligj,duke kthyer ligjin me vdekje.
-Duhen arrestuar gjyqtar e prekuror qe kane dhene vendime kriminale,me leke duke u pasuruare marramendesh duke u tallur me popullim..!
-SPAK po deshton,pasi jane i njejti brum i krimeve te renda veçse kane ndryshuar zyren..
-ONM do deshtoi dhe do ikin si Princ Widi.
-Nuk behet drejtesi e Re efektive sa te jene mbi toke SaliKrimi dhe LikeFloriri.
1- I nderuar Muc Nano, per sa ke komentuar apo analizuar me siper me duhet te them si ish-Prokuror qe jam marre me krimet kryesisht te nivelit te larte (prej vitit 2005 jam ne pension), rezulton se edhe pse kemi 4 vite qe eshte Votuar “REFORMA ne DREJTESI” me 140 Votat e plota te Parlamentit , nga te gjithe “Krahet” (ne fakt jane nje krah pro-Perendimor dhe nje-krah me “dy brryla” anti-Perendimor absolutisht ne cdo element…), megjithe asistencen absolute profesionale te SHBA+BE, shumica ne organet e Drejtesise se Re jane te kapur nga KRIMI, ne formen e lidhjeve me Krimin dhe Politiken qe mbeshtet e perfiton nga dyshja Berisha e Meta.
2- jam i sigurte qe si Ju dhe ndonje lexues tjeter do thote, perse nuk permend Prokurori pensionist asgje nga PS apo Edi Rama qe jane ne Pushtet prej 7-vitesh, realisht eshte vetem kete Mandat te dyte, sepse ne Mandatin e pare ishte ne koalicion me njerin nga dyshja e Kreut te mafias Shqiptare, Ilir Meten dhe banden e tij LSI, ku cdo pergojim apo fakt vjedhje eshte 90% me 10% ne favor te Ilir Metes, prandaj u detyrua Edi Rama te dali perfundimisht me vete ne kete Mandat aktual. Qe ka dhe ne PS do hajna, kjo nuk diskutohet, por nga sa perflitet eshte si “Nata me Diten” me kohen e Pushtetit te Sali Berishes dhe Ilir Metes, ku do te Huaj qe merren me keto punet e Inteligjences/Zbulimit me Shqiperine, e kene thene edhe e thone edhe sot, se vjedhjet ne Shqiperi jane ne raportin 90% te Qeverive te dyshes Berisha-Meta dhe 10% te Qeverise Rama aktualisht. Me tej po te kujtoj thenien brilante te Anglo-Saksoneve: *NGA E KEQJA ME E MADHE, DUHET TE PRANOJME TE KEQEN ME TE VOGEL*.
Ketu eshte dallimi dhe ndarja midis dyshes Berisha+Meta me sa kane me vete 90% keqberes, me Edi Ramen me sa ka me vete 10% keqberes…
6- Jam totalisht qe Policia te perdor pergjimin e krimineleve te cdo forme krimi ne fazen paraprake pa i kerkuar leje Prokurorise. Kesaj Prokurorie aktuale me Bandite filo-Berisha e filo-Meta, qe kudo e thone si nen “gjuhe” (por qe ka raste dhe e thone hapur), qe urrejme per vdekje Edi Ramen qe na sajoi kete Reformen ne Drejtesi, ku po e hame e do ta hame njeri pas tjetrit padyshim, sepse ka mbeshtetjen e Perendimit Euro-Atlantik. Ka nje numer te madh nder Prokurore e Gjykates qe i kam pasur dhe Studente ne ato pak vite kur kam dhene leksione ne Fak. Juridik, qe ma kane thene ne sy se, NE PROKURORE E GJYKATES DUHET TA MBAJME E MBROJME NJERI-TJETRIN NGA VETTINGU, dhe po e bejne ne jo pak raste ata shqiptaret ne institucionet te Vettingut. Kete e thone/pergojojne vete po keta Prokurore e Gjykates, pasi konsultohen me linjat e Berishes dhe Metes akoma te fuqishme ne Sistemin e Drejtesise.