Tensione mes Francës dhe Turqisë, pas provokimeve të marinës turke

17 Qershor 2020, 22:00Bota TEMA
Tensione mes Francës dhe Turqisë, pas provokimeve të marinës

Marina turke

Një zyrtar i ministrisë franceze të mbrojtjes tha se NATO-ja nuk duhet të mbyllë sytë lidhur me sjelljen e fundit të Turqisë ndaj aleatëve të saj, duke akuzuar marinën turke për provokimin e një anijeje franceze që ishte në një mision të NATO-s.

Një zyrtar i lartë turk mohoi akuzën, duke thënë se “asgjë e tillë” nuk kishte ndodhur.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të zhvillojnë një takim virtual këtë javë në klimën e tensioneve në rritje midis Parisit dhe Ankarasë. Dy aleatët kanë shkëmbyer kritika për krizën në Libi, duke akuzuar njëri-tjetrin se mbështesin palët kundërshtare në konfliktin e atjeshëm.

Duke folur përpara takimit, zyrtari francez i mbrojtjes tha se ishte koha që NATO-ja të zhvillojë një diskutim të sinqertë për Turqinë dhe sjelljen e saj – jo vetëm në Libi, por edhe për çështje të tjera si blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes S-400 dhe bllokimi i planeve të mbrojtjes së NATO-s për Balltikun dhe Poloninë.

“Ne kemi njohur momente të ndërlikuara në aleancë, por nuk mund të sillemi si struci dhe nuk mund të pretendojmë se në NATO nuk ka asnjë problem me Turqinë. Ne duhet ta shohim atë, ta themi dhe ta trajtojmë”, tha ai.

Një zyrtar i lartë turk e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se forcat franceze kishin kërkuar të kontrollonin një anije turke në ujërat ndërkombëtare “dhe kjo nuk u ishte lejuar”.

Ai tha se Turqia nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim provokues apo agresiv për të parandaluar këtë. Megjithatë, tha zyrtari, “ne presim që aleatët të tregojnë të njëjtin mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj marinës turke dhe pranisë së saj.”

5 komente në “Tensione mes Francës dhe Turqisë, pas provokimeve të marinës turke”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    kur nje larogazetar turk pyeti Sarkozy-ne se : kur do ti hapet porta[suma] Turqise per ne BE!? kemi 35jt qe presim!
    dymetroshi Sarko iu pergjigj: kufiri i Evropes nuk eshte ne Turqi,kshq…………gezuar ramazonin!

  2. Laberia ime says:

    Kur franca bombardon Libin la asnje arsye nuk u ndje njeri tani qe i djeg bytha me Turqin u dhashka te “flasin”..

  3. Lel says:

    E nxorri koken franca qe do nje cope te gazit lubian, pra daj ja futen dhe mikut historic gadafit France et, dhe borxhin Sja paguajn dhe gazin tja merrnin.
    Jo se turku esht me Mir, po kshu esht Kur lejn boshllek pushteti ne libi. Vec gadafit ja mblidhte dhe te Gjith ishin te lumtur.
    Perpara lubia skish as terrorrist e as emigracion. Tashi esht vatra e te gjithave

  4. abc says:

    Perseri hipokrizia Turke ne front te pare per te dal nga situata.
    Shovinizmi Turk i ka kaluar prej kohesh te gjitha caqet.
    – Duke mos respektuar embargon e armeve ne Libi te vendosur nga OKB dhe nga NATO.
    – Duke deruar ushtri pushtuese ne Irak, Siri, Libi, Mesdheun Lindor …
    – Duke u konfliktuar me NATO-n, dte te gjitha shtetet e rajonit pervec Katarit , Shqiperis dhe Pakistanit (si aleat tradicional).
    – Duke krijuar baza ushtarake dhe furnizuar me armatime shtet si Algjei, Shqiperi, Tunizi, Azerbajxhan … duke i perdorur per interesat e saja Shoviniste.
    Duhet pa tjeter te Solidarizuar me NATO dhe Europen dhe te denojme te tilla aroganca, shovinizma, dhe destabilitetin ne rajon.

  5. ABC says:

    C’fare ironie. Franca kritikon Turqine per blerjen e sistemit te raketave nga Rusia kur ne te njejten kohe po kjo France nderton anijet luftarake Ruse. ? Ne anen tjeter Turqia investon miljarda dollare ne Serbi dhe hap vende pune ndersa ne Shqiperi me c’do investim Turk bashkangjiten edhe 2 apo 3 xhami ( nuk kam gje ndaj fese apo besimtareve te islamit por jam kunder imponimit ) dhe prap kur vjen puna tek mbeshtetja e tyre ne rajon, Franca del hapur ne mbeshtetje te Serbise dhe shume negative ndaj Shqiperise vetem e vetem per ti mbushur tekat Rusise sepse kontrata e prodhimit te anijve luftarake Ruse vlen miljarda dollare dhe mban shume Franceze ne pune. Po per Greqine qe ka blere po te njejtin sistem raketash si Turqia dhe po nga Rusia perse nuk e kritikon Franca kete aleat te NATO-s?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje