Në një intervistë për “Buro Politike”, mjeku Kita Sallabanda nga Madridi ka deklaruar se nuk është më e nevojshme izolimi për 14 ditë.
Mjeku iu referua një studimi të bërë së fundmi në Spanjë, ndërsa tha se është vërtetuar se në ditën e tetë pacienti i infektuar me Covid-19 ka rezultuar negativ.
“Pas një jave bie virulenca e virusit tek të sëmurët. Unë nuk jam në gjendje të shpjegoj nëse ka qenë kështu apo jo sepse nuk kemi pasur një studim. Ky studim e ka vërtetuar këtë gjë. Të sëmurët në ditën 8 kanë rezultuar negativë. Sot aktualisht thotë se me 7 ditë në izolim është e mjaftueshme”, tha ai. Sallabanda theksoi se ende nuk është arritur “imuniteti i tufës”.
“Nuk kemi imunitet tufe. Kjo është një e dhënë e rëndësishme që të na bëjë të përgatitemi për të ardhmen”, tha ai. Më tej, mjeku tha se virulenca e virusit ka rënë, kjo për shkak të rritjes së temperaturave.
Në një vend si Spanjë nëse kemi pasur 5 mijë të infektuar në ditë, dje kishim 48. Në mënyrë të qartë virulenca ka rënë. Me ardhjen e beharit virulenca bie”, tha ai.
Sallabanda po ashtu tërhoqi vëmendjen për gjendjen e spitaleve në Shqipëri. Ai thekson se në Spanjë ka rregulla të forta, ku hyrja në spital nuk lejohet pa mjete mbrojtëse.
“Duke u nisur edhe nga ky studimi kemi vënë disa rregulla për futjen në spitale. Të gjithë të sëmurët futen në një portë e veçantë, atje kanë solucion dhe maska. Dhe dalja është në një vend hyrje dhe në një vend dalje. As ne nuk futemi nga e njëra dera dhe të dalim nga e njëjta derë. Kjo tregon se kemi marrë masa të forta. Është e patolerueshme që mjekët të ikin pa maska. Është e patolerueshme që të sëmurët të mos kenë maska, dhe është e patolerushme që të ketë të afërm në dhomën e të sëmurit nëse nuk ka nevojë”, u shpreh ai.
Imuniteti i tufes nuk arrihet mer daj
Pasi virusi peson mutacion
Ps: jam Virolog
ASHTU ESHTE POR MUTACIONI SIPAS STUDIMEVE NE HINDI TREGUAN SE VETEM 50%TE VIRUSEVE COVID 19 PESUAN MUTACION
MENDIMI IM PERSONAL ESHTE SE SHKENCETARET NE BOTE NA JAPIN TE DHENAT DHE JANE AKOMA TE PA VERTETUARA.DEXAMETHASONI QE NDIHMON ESHTE NJE GJE E RE ME ATE QE DIME QYSH MINIMUMI 60 VJET ME PARE PER TE.LE TI LEME SHKENCETARET TE PUNOJNE PER TE NA DHENE NDONJE MEDICAMENT PER TE ULUR SEMUNDSHMERIN
P.S VIROLOG UNE JAM RADIOLOG POR JO KUNDER TEJE VETEM KOLEGIALITET MJEKSOR NDIHMON SHKENCEN
PERSHENDETJE SALLABANDES DHE VIROLOGUT
LABI