Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur sot me anë të një njoftimi për media se me datë 24 prill kanë dorëzuar në Dhomat e Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës.
Në këtë njoftim thuhet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
“Në aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.
Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në njoftim.
Prokurori i specializuar ka dhënë edhe një arsyetim se pse e kanë nxjerrë këtë aktakuzë, para konfirmimit të saj.
Sipas njoftimit, Thaçi dhe Veseli kanë bërë përpjekje të përsëritura për të penguar dhe sabotuar punën e Gjykatës.
“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.
Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, ngritja e kësaj aktakuze tri ditë para takimit historik në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin BE nuk merr pjesë, lë një shije të hidhur.
Jo më shumë për Thaçin, se sa për faktin që BE ka “njollosur” njeriun që do të përfaqësojë Kosovën në këtë takim.
Takim në të cilin shqiptarët po shkojnë si “vrasës” përballë serbëve, ndërkohë që janë viktima.
Për këtë arsye, Hashim Thaçi ka vendosur në momentet e fundit të anulojë pjesmarrjen në takim.
Kosova do përfaqësohet në takim vetëm nga kryeministri Hoti.
(TemA)
po normal putini eshte i fuqishem nuk shkoj kot vuçiç mu taku me te ne rusi ,kan planet e veta
O tropoja ti, Berisha e serbia jeni me Hagen kundra Thaçit e UÇK.
Jo me lal se nuk kemi vetem tradhetaret kundra….si zakonisht kemi gjithe dynjanë kundra….
Po si zakonisht kokat e kkkkk do na hajnte …qe te gjithe
SHQIPERIA SHQIPTAREVE – VDEKJE TRADHETAREVE !
si perhere,i ”gjati” kristian gjakos sumen e arabit……………gezuar ramazonin!
Kosovaret duke i nxjere syte njeri tjetrit po cveftesojne luften heroike te UCK-es,nxitesi kryesor per kete padyshim eshte Albin Kurti dhe WW -eja.
Konica Usa-clidhje ka ne se kosovaret duan apo jo “ti nxjerrin syte njeri tjetrit” me kete lajm?
Gjerat ketu shkojne shume me larg se sa marrdheniet e kosovareve me njeri tjetrin. Eshte ajo qe Europa kurve ka bere kunder shqiptareve ne 120 vitet e fundit.
Shqiptare, hapini syte!
Akoma doni te anetaresoheni ne nje union si BE-ja, qe ka qene, eshte dhe do jete antishqiptar?
Thaçi duhet te shkoje dhe te shohi cfare marreveshje i ofrohet Kosoves.Por shqiptaret e Kosoves duhet te pergatiten qe Thaçi do te zgjedhe interesin personal dhe jeten e vet perpara interesit kombetar.
JE SHUME I SAKTE
MENDJE HOLLE
KJO ESHTE VERTETE CFAR LUHET ME TE TILLA PRESIONE
TE FORTET I INSKENOJNE VET TE GJITHA
DHE BEJNE TE PADITURIN KUR VIKTIMA ESHTE SHTRIR PERDHE
Per inat te sime vjerre vete fle me mullixhin,kete bene dhe demagogu Albin Kurti,ai dhe ithtaret e tij ka kohe qe e kane vene nengoditje UCK-en,te gjitha veprimet e Kurtit kane cuar uje ne mullirin serb.Eshte urgjente cjerrja maskes se “patriotit”Albin Kurtit,ketij demagogu dhe ngatrestari te rrezikshem.
Hajduti ska faj, faj ka ai qe e padit, keshtu mendojne gjithe raca e hajduteve.
Europa nuk heq dore nga krijimi i Jugosllavise se re dhe kombit kosovar, nuk do paqtimin mes shqiptareve dhe serbeve.Ja pse marreveshja eshte e domosdoshme dhe mund te arrihet vetem nenlidershipin e SHBA.Sigurisht shtrengimi i luftetareve te lirise eshte nje taktike qe nuk ka funksionuar pasi Haleja e Hages ka recorde Ginis persa i perket drejtesise ne lidhje me shqiptaret.
Ato 10 mije trupa amerikane te vendosen ne Kosov nga Gjermania dhe asnje nga keta te “akuzuar” mos te shkoj ne asnje “gjyq”.. Po deshen UNIK le te dali nga Kosova..
KJO DIHET QE DO TE VAZHDOJE SHUME GJATE .GJYKATA E HAGES DUHET TE THERRASE UDHEHEQSIT JUGOSLLAVE QE KANE VRARA NE MYNYRE KRIMINALE ME SHUME SE 200 000 KOSOVAR KU MESE TYRE NENA SHTATZANE ,FEMIJE ,PLEQE E PLAKA. KJO GJYKATE PO LUAN LOJEN E SHTRIGAVE.NJE DITE JO TE LARGET DO TA AKUZOJNE EDHE PER TERRORRIZEM ,PERDHUNUES ,DHE PEDOFILE. KETA JANE TASHME AKUZAT QE U KA DALE BOJA. PRANDAJ DUHET ME GJETE AKUZA TE REJA.
Lepuri fle diku tjeter.une mendoj qe gjithçka eshte iskenuar nga tirana ,dhe dihet shume mire kush jan personazhet ne tiran qe nuk duan te miren e shqiptarve ne ballkan dhe punojn per interesa te rusis e serbis dhe greqis,thellouni pak me qetesi dhe ivestigoni dhe do shifni qe kjo eshte nisur nga tirana
Eshte e kuptueshme!
“Maskarai sot-dixhital” pasi e pati arrestuar Thaçin dhe luftetaret e tjere ne Tirane më 1993 (me porosi te Milloshevicit); pasi furnizoi ushtrine serbe me nafte më 1995; pasi u beri thirrje delegacionit kosovar te mos firmosin ne Rambuje më 1999; pasi llapi si gore vjet kunder Thaçit – ka vazhduar detyren si udbashi BISTURIA me grumbullim e dergim “materialesh” ne Hage.
Veterane te UCK-se, a jeni gjalle???
U treguam mjaft inteligjent pèrpara 1999 ès pèr tè pèrgatitur opinion botèror rreth krimeve prej njè shekulli ndaj shqiptarève nga ana e sèrbève dhe tani diplomacia kosovare me atè shqiptare po humbasin terren.Analizat e kètyre pasojave i takojn qeveris nè tiranè dhe kosovè dhe mè e keqja èsht se Gebelsi i Millosheviçit i fitoj zgjedhjet pèrsèri nè sèrbi dhe qarkullon i lir nga tè katèr anèt e botès ndèrsa ne nuk jemi nè gjèndje tè mbrojm dy figurat kryesore tè UçK ès?Kjo èsht njè gotitje shumè e fort ndaj shqiptarève duke patur parasysh qè janè ende pa u gjetur me mijra shqiptar tè rrèmbyerr nga forcat e ushtrisè dhe policisè sèrbe dhe ende kèta bastard drejtojn shtetin sèrb sè bashku me Vuqiqin ndèrsa ngren aktakuz ndaj shqiptarève pèr njèqind ndaj mijra shqiptarève tè zhdukur?Europa nuk ka forc tè mbroj Kosovèn prandaj dalin edhe kèto akuza tre dit pèrpara takimit nè amrikè,kjo aktakuzè èsht pèrgatitur me shumè kujdes nga gjyqtar tè bler nga rusia dhe sèrbèt.
Nuk është çështje Albin Kurti kjo. BE, edhe pse zyrtarët e saj, si rregull, vrasin vetëm miza gjatë orarit zyrtar, ndihet e fyer kur dikush jashtë saj dhe për më tepër ndosha edhe pa miratim të saj, ndërmerr hapa për rregullimin e situatave në hapsirën e saj. Mendoj se amerikanët, për aq kohë sa bëhet fjalë për vënde jashtë BE, siç janë Sërbia dhe Kosova, kanë të drejtë në veprimin që ndërmarin. Dhe BE nuk ka përse ndihet e fyer dhe ndërmerr hapa të tillë ndaj udhëheqsve që nuk veprojnë sipas interesave europiane, si në këtë rast, Hashim Thaçi. Por udhëheqsit aktual europian nuk e kanë inatin me Amerikën, e kanë me presidentin amerikan Donald Tramp. Evropianëve nuk u vjen mitë që një konflik në gjirin e saj të shfrytzohet për qëllime elektorale nga Tramp.
TE GJITHA JANE TE KURDISURA NGA KURVA E PA SHPIRT MERKEL.DUAN TE REZOJNE TRUMPIN.AS NUK I DHIMSET KOSOVA FARE.
Lideri kryesor per pavaresine e Kosoves padyshim eshte HASHIM THACI,ai udhehoqi delegacionin kosovar ne Rambuje,ai deklaroj shpalljen e pavaresise ne 2008,dhe Albin Kurti me te gjitha veprimet e tij ka qene penguesi kryesor i pavaresise qe gezojme sot.
Ore kaq budallenj jeni? Edhe europianet edhe amerikanet duan qe ti bejne punet e tyre me njerez te pistë. Nuk te le njeri te jesh ne krye po je i paster edhe i ndershem. Shikoni kush jane ne pushtet Sali Serbi, Ilir Floriri, Rama, Basha, Ruli, Ahmetaj, Gjinkuri, Mejdiu etc . Me gjeni nje njeri per te qene, me moral, principe, atdhetar etc. As qe kam patur dyshimin me te vogel qe Thaci do akuzohej ne momentin qe nuk do tu sherbente me padroneve te tyre ne Washington & Bruksel. Shikoni tani kur ta lene Kosoven peng as nen Serbi e as shtet te pavarur. Loja vazhdon
Ledio ke rikujtuar nje te vertete te pa diskutueshme , por qe shpesh harrohet .
Luftë SHBA- BE. E Para rrëzoi qeverinë e personit të zgjedhur nga shumica e votuesve për të qeverisur. E Dyta ia luan tetshin me një copë letër, përderisa e Para shpërfill çdo ligj demoratik, çdo parim kushtetues dhe çdo drejtësi shoqërore.
Loje shum e piste, qe po beJne lobet proserbe europaine, sebashku me ato amerikane.
Haga do te ishte e besueshme vetem ne qofte se do kishte arrestuar me pare dhe pastaj do te gjykonte ne ate gjykate ,te gjithe personat italiane dhe shqiptare,te cilet organizuan dhe pastaj masakruan me 28 mars 1997 ,ne Kanalin e Otrantos,120 shqiptare,te cilet ndodheshon ne nje anije shqiptare,dhe largoheshin nga Shqiperia per shkak te shperthimit te luftes civile.Shqiptaret masakrohen ne mes te detit ne ujerat shqiptare dhe ato nderkombetare, pra jane ne ujerat e tyre dhe nuk kane prekur asnje centimeter te teritorit italian.Anija shqiptare e cila u godit nga anija Sibila e marines italiane,ishte e mbushur plot me gra dhe femije shume te vegjel.Nuk po zgjatem me ,as me procesin,ku u zhvillua procesi me qesharak ,proces gjyqesore i pa degjuar ndonjehere ne historite boterore,ku u fallsifikua ne menyren me te turpshme,u grabit demshperblimi I te afermeve te viktimave,por akoma me e rende, te afermit e viktimave, nuk paisen nga autoritet italiane edhe sot qe po flasim,me vendimin perfundimtare te procesit gjyqesore dhe me certifikatat mortore.Per te gjitha keto qe thame me siper,autoritetet italiane kane bashkepunuar me gangstere te shtetit shqiptare,dhe te gjitha keto, kane ndodhur ne kohet e sotme ,ku gjykata e Hages eshte presente,dhe nuk mund ta mohoje dot ,pasi Masakrimi i 120 shqiptareve ne Kanalin e Otrantos ,eshte nje krim I paster kunder njerezimit ,dhe si per i tille duhet te gjykohej nga kjo gjykate,prandaj perfundimisht mendoje qe,OKB duhet te ngreje urgjentisht nje komision hetimor qe te hetoje gjykatesit dhe prokuroret e gjykates se Hages,pasi ajo gjykate e ka humbur besueshmerine e saje,pasi rastet jane te fresketa,si eshte edhe rasti I ketij krim I te rende kunder njerezimit,ku u masakruan gra dhe shume femije shume te vegjel, te pa fajshem.
Gezohem nese ka te vertet ketu por jam skeptik mund te jet nje loje e piste e Tačit dhe Grenelit
Njelloj si Enveri me 1945, madje edhe me pare, gjate luftes, qe vrau kundershtaret dhe superioret ndaj tij ne moral dhe ne dituri. Po atehere ai i shpetoi pavemendjes se nderkombetareve, ndersa keta s kane ku shkojne. Kosova do te ngrihet nga njerezit e ditur, te studiuar ne perendim dhe jo nga kacaket qe u kthyen be kusar.
Ashiqare Dora e Rusit !!!