Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 5.400 numri i rasteve me COVID-19

24 Qershor 2020, 14:20Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) tetë persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 136 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.445, numri i të shëruarve në 2.091 ndërsa numri i viktimave në 259. Aktualisht, numri i rasteve aktive arrin në 3.095.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 43 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.208 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 54.456.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje