Zv.ministri i ri i Arsimit i Haradinajt me shkollë të mesme?! Akuza e Organizatës Studentore: S'ka mbaruar bachelorin

23 Qershor 2020, 19:10Rajoni TEMA

Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot, i cili vjen nga radhët e AAK-së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

E emërimi i tij në këtë post ka ngjallur reagime të shumta.

Organizata Studentore Studim, Kritikë, Veprim përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se zëvendësministri i ri nuk i ka përfunduar ende studimet bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, shkruan Front Online.

E diçka e tillë, siç thonë në këtë organizatë, e degradon edhe më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Postimi i plotë i SKV-së:

Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.

Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj, i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasi për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numër të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.

5 komente në “Zv.ministri i ri i Arsimit i Haradinajt me shkollë të mesme?! Akuza e Organizatës Studentore: S’ka mbaruar bachelorin”

  1. Baliu says:

    Ani more, qa ka lidhje, prap ka ma shum shkolle se “gjeneralat” , bosat e vet. Edhe ashtu kujt po ja nin per arsim, mshoj xhanarski vllau jem. Shit pordhe me do abetare, nderto shkolla me mafine e ndertimit dhe behu “self made” milioner per nje mandat.

  2. Orest Saraci says:

    Po cdo vinte Haradinaj ,mbushi kabinetin me gam gamer , ja keta konoshet bythlepiresat kokshqopet si veten e tij dru me pre …..

  3. Raul says:

    Po si duket Ramushi ka mare eksperience nga Nafije Dybeku i leshitlikes kur e takoi ne Lalez para nje jave per emerimin e zv ministrit te arsimit. Ne shqiperi kemi nje deputete qe mbulon problemet e arsimit te leshitlikes dhe eshte me shkolle te mesme mesatare 6 . Ajo eshte deputetja qe mori mandat ne moshen18 vjecare me shkolle te mesme. Kejdi dhembcakallja e leshelise

  4. Koli says:

    Po deshet cobana i thoni Ramushit se ai eshte kryecoban.

  5. rexha 10 says:

    KANE MARRE EKSPERIENCEN E VENDIT MEME. JEMI NJERZE ME TRADITA NE.ME SHUME I KERKOJME LLOGARI NJERIUT TONE SE SA KOMSHIUT.
    PRANDAJ TRADITAT DHE VLERAT PO SHKATRROHEN DITA _DITES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje