Maqedoni e Veriut, sërish mbi 100 raste të reja me COVID-19

23 Qershor 2020, 15:58Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) katër persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 118 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.311, numri i të shëruarve në 2.048, ndërsa numri i viktimave në 251. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.012.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 74 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.363 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 53.248.

1 komente në “Maqedoni e Veriut, sërish mbi 100 raste të reja me COVID-19”

  1. Zigur Qarri says:

    Katastrofë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje