Greqi, rënie drastike e të ardhurave nga turizmi

22 Qershor 2020, 22:35Rajoni TEMA

Ndalimi i udhëtimeve dhe mbyllja e bizneseve si pasojë e pandemisë kanë ulur pothuajse në zero të ardhurat nga turizmi për muajin prill.

Referuar të dhënave të përkohshme, tregohet se faturat nga turizmi arritën në 7 milionë euro gjatë muajit prill, krahasuar me 544 milionë euro në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ose një rënie prej 98.7%, tha banka qendrore e Greqisë.

Ekonomia e Greqisë varet shumë nga turizmi, i cili zë rreth 20% të GDP-së.

Pas një izolimi të parakohshëm në fillim të marsit, vendi tani po rihapet për vizitorët nga jashtë, me qeverinë që shpreson të shpëtojë atë që mundet nga sezoni fitimprurës turistik i verës.

Vizitorët kanë qenë në gjendje të fluturojnë në Athinë dhe qytetin verior të Selanikut që nga 15 qershori, ndërsa fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare për në aeroportet rajonale rinisin më 1 korrik.

Hotelet u lejuan të hapen në fillim të këtij muaji, por shumë mbeten të mbyllur për shkak të mungesës të prenotimeve.

Një total prej 38,000 njerëz hynë në vend në prill, një rënie prej 96.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Midis vizitorëve vendas, ka vetëm një fluks modest vizitorësh nga Gjermania, por edhe këto të dhëna kanë pësuar ulje prej 99.2% nga viti në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje