Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni, të mërkurën fillon fushata zgjedhore

22 Qershor 2020, 11:49Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi, ku  me rritjen e rasteve të reja Qeveria vendase rivendosi sërish gjendjen e jashtëzakonshme.

E shtyrë deri më 22 qershor, sot Maqedonia e Veriut ka përfunduar gjendjen e  jashtëzakonshme, e shpallur në kuadër të pandemisë nga presidenti Stevo Pendarovski.

E pesta me radhë, gjendja e jashtëzakonshme u shpall së fundmi më 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve së 15 korrikut, me marrëveshjen e dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë.

Tashmë pritet qw me 24 qershor të nisë dhe fushata zgjedhore, e cila mbaron me 12 korrik. Gjatë kësaj fushate, partitë do të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për tre ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në ora 21:00.

Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostifikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim.

Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje