Aksidentohet ish-Presidenti i Serbisë gjatë kohës që po shkonte për të votuar

21 Qershor 2020, 19:12Rajoni TEMA

Ish-Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç u përfshi në një aksident automobilistik pasditen e kësaj të diele (21 qershor).

Sipas medieve serbe, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në Lapovë.

Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i Ministrisë së Brendshme i cili u fut në kundërvajtje.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit ka folur edhe vetë ish-Presidenti i cili shprehet se nuk ishte asgjë serioze.

Gjithashtu ai shprehet se po shkonte për të votuar. Kujtojmë që këtë të dielë në Serbi po zhvillohen zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

1 komente në “Aksidentohet ish-Presidenti i Serbisë gjatë kohës që po shkonte për të votuar”

  1. ShkoDrani says:

    Ne Pajll te sames shkofte ky racist antishqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje