Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi me 62,5 % të votave, shqiptarët e bashkuar marrin 4 deputetë. Mesazh për politikën në Tiranë?!

21 Qershor 2020, 23:45Rajoni TEMA

Partia e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën.

Siç raportuan mediat në Serbi, sipas rezultateve të para zyrtare Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar 62,5 % të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7 %.

Sipas këtyre rezultateve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiqit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë, raporton B92.

Sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.

Të dielën në Serbi veç zgjedhjeve parlamentare, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Krahinës së Vojvodinës si dhe zgjedhje në një numër komunash.

Pas rezultateve të para, fitoren e ka festuar Vuçiqi, duke thënë se partia e tij ka marrë më shumë se dy milionë vota.

“Në politikë jam qe një kohë të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm”.

Nderkohe fitorja e thelle e Vucic dhe partise ne pushtet eshte nje sinjal i forte dhe per politiken ne Shqiperi, e cila do te perballet me zgjedhjet vitin e ardhshem. Opozita duket te shtoje perpjekjet per te mos patur fatin e opozites ne Serbi.

6 komente në “Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi me 62,5 % të votave, shqiptarët e bashkuar marrin 4 deputetë. Mesazh për politikën në Tiranë?!”

  1. ABC KORCA says:

    65% mori ky
    Shoqata e gazetarve te botes…e cilosoje sivjet se ishte shtypes ndaj gazetarve
    Keta qe merren me te drejtat e njeriut…poashtu
    Ata qe merren me sa ” e mire” eshte demokracia…thane se ka bere hapa mbrapsht
    Sipas popullit te tij….ky eshte mese ne rregull
    Sipas atyre qe nuk jetojne ne serbi por jetojne ne vende te tjera e vendosin noten…nuk eshte ne rregull
    Merrni 65% tani….gelltiteni…futeni ne bythe
    ( kur populli shikon se udheheqsi po ben dicka,e voton….kur populli shikon se nuk po behet gje,hedh syte edhe nga luli… per naltmadhnine e tij,edvinin.
    Edvin,vucici ta futi)

  2. ABC says:

    Hahahaha. Opozita ( ajo jasht palamentare flasim ) e di qe tani se cilat karige ka or taj, me sistemin qe kemi per momentin. Opozita shume thjesht mund te beje sehir dhe gjat gjith “fushates”, te rije ne kafene dhe prap se prapi i ka vendet e siguruara ne parlament po nuk ndryshoi sistemi, ndersa ti i qan hallin. Pak me shume transparence ju lutemi ose mesoni sistemin dhe pastaj shkruani kesi soj shkrimesh. Diten e mire.

  3. #varijanullen says:

    44% dolen ne votime… 56% nuk ndjehen te perfajsuar nga klasa politike e beogradit… Pse duhet te dialogojne Shqipteret e Kosoves me nje qe nuk perfajson gjithe Serbine??? Jo dialog me Vucic.

  4. Ludmilla Elbasan says:

    Tako Brate . Vucic…Respekt iz Albanija.

  5. Emigranti says:

    Opozita islamike e s-hale rropqir berishes kurre nuk ka per te ardhur me ne Pushtet Edi Rama do fitoje Zgjedhjet perseri …si Vucic ne Serbi.

  6. Bashkimi bene fuqine says:

    Suksese alternatives demokratike Shqiptare .
    Luftoni per te drejtat tuaja gjithmon te bashkuar
    Bashkimi bene fuqine.
    Nuk kuptoje lajmet “abstrakte”, te rem qe po behet nga gazetaret , si duket bashk dhe lulushim te mesojne matematiken 7.39% = 21 deputet e nxirni parti te trete , genjeni pak me lezet perderisa jane rezultate te exit pol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje