FAZ: Serbia po kërkon tri shpërblime - hyrje në BE, një copë të territorit të Kosovës dhe një pjesë të territorit të Bosnjës

22 Qershor 2020, 17:44Rajoni TEMA

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” lidhur me zgjedhjet në Serbi shkruan se disa në Perëndim e konsiderojnë Aleksandar Vuçiqin si garanci se Serbia do të pranojë Kosovën dhe kështu do të kontribuojë në zgjidhjen e njërit prej konflikteve më të rëndësishme të rajonit.

Kjo dëshirë me gjasë është bërë më realiste me zgjedhjet parlamentare. Fundja partia e Vuçiqit tani mund ta ndryshojë preambulën e Kushtetutës, e cila e pengon pranimin e Kosovës, pa i marrë parasysh kërkesat e partnerëve.

Por kush beson se kjo vërtet do të ndodhë, mund të mbetet i mashtruar.

Vuçiqi e ka bërë të qartë se nuk i mjafton anëtarësimi në BE në shkëmbim të njohjes së Kosovës.

Beogradi dëshiron diçka më shumë – me gjasë para së gjithash kompensime territoriale në veri të Kosovës dhe në Bosnjë, ndonëse për këtë nuk flitet hapur.

4 komente në “FAZ: Serbia po kërkon tri shpërblime – hyrje në BE, një copë të territorit të Kosovës dhe një pjesë të territorit të Bosnjës”

  1. NIku says:

    Kompensim per cfare? Per gjenocidin e vetem ne Europe pas luftes se dyte boterore?

    1. vang says:

      Vucic nuk e mban priftin ne krah se eshte besimtar por mashtrues,e perdor si vegel qe te afroje votues qe ta mbeshtesin.Ne keto 2000 vjet historia moderne e di qe feja ka luajtur rolin ndihmes te pushtetit dhe pushteti e perdor si vegel.Perderisa feja eshte e pamvarur nga shteti dhe shkolla cfare e lidh nje zyrtar te larte te jete ne krah te Kryetarit te kishes.Nuk kemi te bejmeme nje feste fetare dhe u takuan ne kishe.Po perse AI,VUCIC kerkon kete e kerkon ate .Fuqite e medha nuk mund te ja ”thone” se Kosoven ta dhame ne v.1913 sepse ”ta beme qefin”,sepse lobove shume,se kishe shume perkrahes,se SHQIPERIA sa po kish fituar pamvaresine dhe mezi u shkeput nga i”semuri i Bosforit” Me cte drejte kerkon e kerkon? Fati e desh qe Ambasadori amerikan per Ballkanin perendimor i mesoi te gjitha prapaskenat qe po thureshin per coptimin edhe te asaj Shqiperie qe kish mbetur dhe njofoi ministrin e jashtem Amerikan dhePRESIDENTIN UILLSON.pastaj KONF.e PAQES ne Paris ku ju vu stopi oreksit per coptim te metejshem.

  2. Illi says:

    FAZ shkruan se nga qaqet e Kurtit thuhet se Amerikanet duan te mbyllin bazen e tyre ne Kosove dhe ne prapaskene po diskutohet per kembime territoriale. Pra FAZ nuk shprehet per vertetesine e pohimit te qarqeve te Kurtit. Jo per gje, por qe te jemi
    korrektë .

  3. O
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!O——— vuuuu ci ciiiiiiiii
    O

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje