Vjosa Osmani flet pas shkarkimit si zv.kryetare: I qëndroj kandidimit për postin e kryetares së LDK

22 Qershor 2020, 19:34Rajoni TEMA

Dy ditë pasi u shkarkua nga Këshilli Drejtues i LDK-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pavarësisht interesit të medias nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të qëndrojë si anëtare e thjeshtë e kësaj partie apo do të zgjedhë rrugën e largimit.

Përkundër insistimit të Kosova Press, znj. Osmani theksoi se rikonfirmon secilën fjalë që ka shkruar të shtunën në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Ajo tregoi arsyet reale që çuan drejt shkarkimit të saj nga posti i zëvendëskryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Po përjashtohem e diferencohem sepse: Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti; Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti; Thashë se nuk do ta përkrah asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.

Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti; Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti; Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalën.

U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundërshtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar”, shkroi mes tjerash në “Facebook”.

Ajo është shprehur të shtunën se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku tha se do të kandidojë për postin e kryetares.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që kam thënë, vetëm rikonfirmoj secilën fjalë që kam thënë”, u shpreh ajo.

Këtë deklaratë kryparlamentarja e Kosovës e bëri gjatë vizitës që pati sot në Obiliq.

5 komente në “Vjosa Osmani flet pas shkarkimit si zv.kryetare: I qëndroj kandidimit për postin e kryetares së LDK”

  1. Baliu says:

    Bylbyl ky shekull ore e qast nderrohet, Isa bie e Vjosa qohet. Qeshu rini qeshu, bota eshte e jote.

  2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    U diferencova edhe per shkak se jam grua- thot Osmanka. Harron e shkreta se ne mesin e atyre qe votuan per shkarkim te saj kishte edhe mjaft gra.

  3. Kerpaci says:

    Kjo ka filluar te mari formen e Kurtit jo te plitikanes,..!

  4. LC says:

    Kjo e shkrete vuan nga madheshtia e idjotesise. Ben deklarata qe nuk kane lidhje. Deklaratat me stilin …thashe dhe ashtu mbeti…, tregojne se ajo eshte nje e semure psiqike. Mendon se eshte Messia, por eshte thjeshte nje karieriste.
    Thashe se do kerkojme barazi nepermjet reciprocitetit dhe ashtu mbeti, thote idjotja. Per cfare barazie flet kjo e semure? Ku na mbeti reciprociteti i saj? Ndoshta ne endrat e saj kur sheh Albinin?…Eshte gati te deklaroje si Galileu kur tha “…megjithate ajo rrotullohet”!
    Me hoqen thote se ishja grua. Une e pyes a je vertete grua? Kur thua se je grua mendon se je seksi, apo idjote. Po qe se mendon se te hoqen se je seksi e ke gabim. Po qe se mendon se te hoqen se nuk zbatove orjentimet e Partise ahere je nje “grua qe e ke emrin tradheti”. A e di ti si e quajne nje grua qe tradheton? Ajo nuk quhet me grua…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje