Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë zhvilluar një takim për, siç është thënë, harmonizimin e qëndrimeve para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, ku më 27 qershor pritet të takohen me delegacionin e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell.
“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë. Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin ton 137”, thuhet në njoftimin e presidencës. Thaçi dhe Hoti nuk janë prononcuar për media pas takimit.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet nën organizimin e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pas marrjes së garancive se të dyja palët janë pajtuar që të ndalohen fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe të ndalohet me kërkesat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Grenell ka thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë është rast që t’i hapen dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve dhe se shpreson që krerët e Kosovës dhe të Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë rast për kthim në dialog.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën, ka deklaruar që lidhur me çështjen e Kosovës pret „ditë dhe javë të vështira“.
Jan harmonizuar qe nese Vuqiq dhe jo vetem, ua fute flakareshe, tja kthejne faqen tjeter, sepse keshtu fitohet bananja.
Dull Koti dhe Taq Hashumi si dy vllazen prej Kartumi.