Sipas Barometrit, ikja e trurit (brain drain) po bëhet shqetësim gjithnjë e më i madh për qytetarët. Në 2015-ën, 0% e njerëzve ishin të shqetësuar në lidhje me këtë fenomen, tani 20%. Rëndësia e bashkëpunimi rajonal është rritur – 77% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë kështu, dhe e njëjta gjë vlen edhe për mbështetjen për integrimin europian. 59% mendojnë se integrimi në BE është një gjë e mirë (20% më shumë se në 2015-ën). Mbi të gjitha, mbi 1/3 e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor raportojnë se shpenzojnë më pak për faturat e telefonit që pas Marrëveshjes Rajonale të Roaming që hyri në fuqi një vit më parë.
Ky studim i opinionit publik dhe biznesit analizon perceptimin dhe pritshmëritë për jetën dhe punën, tendencat socio-ekonomike dhe politike dhe integrimin rajonal dhe europian në Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë këtë vit janë edhe perceptimet përfshirë impaktin që pati COVID-19.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në njoftimin për shtyp thotë se, kjo dhe shumë të dhëna të tjera, që përfshijnë mendimet e qytetarëve dhe të biznesit për vendet e punës, ekonominë, rimëkëmbjen në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe izolimin, do të paraqiten në Webinar-in në 24 qershor, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RCC Facebook dhe në kanalin e YouTube.
Popujt tjere me siguri jan te shqetesuar, por liderrat e trojeve shqiptare edhe e detyrojne ikjen e trurit, madje me paskrupullsine dhe cinizmin e pashoq: Mos na turperoni te ktheheni prap ketu.
Shum te shqetesuar, sidomos ata qe e kan rrembyer pushtetin me vjedhje e vrasje.