Veteranët e Luftës në Kosovë kanë marrë vendimin për të iniciuar ndërhyrje në Kushtetutë për amendamentet për Gjykatën Speciale.
Kërkesa do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, ku kërkohet që të përfshihet dhe dënimi i krimeve të luftës të kryer nga Serbia.
Nevojitet që kërkesa të nënshkruhet nga të paktën 6 deputetë të Kuvendit të Kosovës që të kthehet në nismë ligjore për t’u marrë në shqyrtim. Më pas do të kërkohen 61 vota për miratim.
Në shtator të vitit të kaluar një iniciativë për të zhbërë Gjykatën Kushtetuese dështoi me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Gjithashtu, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e kanë përjashtuar mundësinë e nisjes së protestave.
Një veprim i tillë është paralajmëruar pas ngritjes së aktakuzave për Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Thaçi dhe Veseli akuzohen nga Zyra e Prokurorëve Specialë në Hagë se kanë kryer krime lufte, duke i akuzuar përgjegjës për 100 vrasje.
Ndërkohë nga ana e juristëve cilësohet shkelje procedurale publikimit të emrave para se aktakuza të pranohet nga Gjykata Speciale.
Reagojne “veteranet” milioner qe kan privatizuar marken tregtare “UQK”, derisa veteranet e vertete shpesh kan vare veten nga skamja, ose vazhdojne te jetojne ne skamje. Edhe kur u burgos Daja i Taqit, paten bere “protesta te medha” qysh ju takon milionerve.