Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar sot për aktakuzat e Prokurorisë Speciale kundër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. I ftuar sot në “Real Story”, Bushati u shpreh se nuk mund të ketë barazi mes Kosovës dhe Serbisë për krimet gjatë luftës.
Bushati shprehet se krimet e Serbisë, u bënë në emër të një gjenocidi të spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë, ndërsa për UÇK-në ka ende krime të supozuara. Më tej ai shton se beson tek pafajësia e Thaçit dhe Veselit.
“Ideja për të falur krimet ishte për një barazi të krimeve serbe dhe ato të supozuara të UÇK-së. E para s’mund të ketë barazi mes këtyre.
Gjenocidi serb përkundrejt personave të veshur si ushtarakë. Unë besoj në pafajsinë e Thaçit dhe Veselit. Siç kam besuar tek Haradinaj.
Përndryshe nuk do ishim në këtë diskutim. Ku ka një aktakuzë, duhet të verifikohet para institucioneve të drejtësisë. Nuk e kam një informacion ligjor të tillë, por edhe nëse do e kisha nuk do jepja”, u shpreh ndër të tjera Bushati.
RROFTE SHOKU DITEZI BUSHATI…..
Zoti Bushati;Do te beje vetem nje pyetje ,a ishte krim i rende kunder njerezimit ,masakrimi i 120 shqiptareve ne kanalin e Otrantos me 28 mars 1997,ku anija shqiptare e mbushur plot me gra dhe femije shume te vegjel,goditet dhe fundoset ne fund te detit ,ne thellesine 800 metra, bashke me grate dhe femijet shume te vegjel qe kishte ne bordin e saje,nga anija e marines italiane Sibila ,ne ujerat shqiptare dhe ato nderkombetare,ku shqiptaret largoheshin nga vendi i tyre per shkak te shperthimit te luftes civile.Si ka mundesi qe ti si ish minister i jashtem,nuk ke folur asnjehere per kete masaker teper te rende,dhe si ka mundesi ti nuk ke reaguar asnjehere per kete krim ndaj shqiptareve ,qe eshte nga me te rendit ne historine e shqiptareve,dhe patjeter duhej qe nga ana juaj si ish minister i jashtem,duhej te ndihmoje te afermit e viktimave per procesin gjyqesore,qe te zhvillohej ne gjykaten e Hages,perse nuk e bere nje veprim te tille.
O Bushat, nje pyetje kam per ty : ti kur ishe minister i jashtem i Shqiperise, çfare bere per Kosoven ? Nese e ke harruar, ta freskoj une memorjen :
– Kosova humbi shansin per t’u futur ne Unesco
– Kosova humbi shansin per t’u futur ne Keshillin e Europes
!!!
Per 1 vote apo e mbaj mend keq ?
Kur do zbrazet shteti shqiptar nga diletantet e te zevendesohen me te aftet ?
Edhe sa kohe akoma do te vazhdojne te paguajne Kosova dhe Shqiperia ?