Pëllumb Kulla: Sistemi i hapur zgjedhor do pastronte politikën. Uniteti i çeliktë, shëmti që e kemi trashëguar nga Partia e Punës

26 Qershor 2020, 23:19Politika TEMA

Regjisori dhe publicisti Pëllumb Kulla thotë se sistemi zgjedhor në vend duhej ndërruar me kohë.

Ai u shpreh pro një sistemi të hapur, sepse siç thotë do pastronte klasën politike shqiptare dhe nuk do çonte njerëz të panevojshëm në Kuvend.

Në emisionin “Provokacija”, Kulla u shpreh se duhet që brenda partive politike të ketë zëra që ngrenë probleme.

“Sistemi zgjedhor duhej ndërruar më kohë. Për mendimin tim Parlamenti përbëhet nga elementë që janë të panevojshëm të qëndrojnë në ato karrige. Nuk ka nevojë për 140 veta për një vend të vogël. Këtë numër e sheh si një numër që sillet të bëjë qoka.

Mendoj që nga 140 veta, besoj se flasin apo nuk 30-40. Një numër i madh deputetësh mund të kenë kaluar pa folur. Këta janë të ndarë më thikë, dihet se do të votohet siç e ka vendosur i pari i njërës anë.

Në rast se flitet për një sistem më të hapur, mendoj që një pjesë e madhe e këtyre politikanëve do të rrezikonin shumë nëpër zonat e tyre për tu zgjedhur. Kjo do të bënte një pastrim të politikës. Ne kemi nevojë që brenda partive të ketë zëra që të hapin probleme.

Uniteti i çeliktë i trashëguar nga Partia e Punës janë një nga gjërat më të shëmtuara që kane trashëguar.

Shumë figura që nuk dua t’i përmend kanë qenë dhe janë qesharakë në atë Parlament. Tani shohim të kundërtën që nga “hekurat”, vijnë njerëz në Parlament”, tha publicisti Pëllumb Kulla.

2 komente në “Pëllumb Kulla: Sistemi i hapur zgjedhor do pastronte politikën. Uniteti i çeliktë, shëmti që e kemi trashëguar nga Partia e Punës”

  1. Lala says:

    Ah mor Pllumo përsëri Enveri ? Të drejtë ke deri sa të vijë Enveri tjetër i pari do të jet ” fajtor,,. Ky vënd pa Enver nuk bëhet.

  2. selfo says:

    Tani, Pellumb, me duket se mosha ben pune e saj por ne te kundert me covidin 19. Covidi dobesohet e na genjen, ti plakesh e rrekesh. A eshte i keq uniteti? Kjo eshte pyetja per ty. Dhe jo çdo gje sot ta lidhesh me unitetin dje se bie brenda. Kur kishim unitetin kishim Familje, gruaja nuk na shkerdhehej (flase ne pergjithesi se ju artistat e kishit dhier sa here) , vajza nuk u mburrej njerzeve me bythet e saj apo Saliu nuk paguante dot para qe te vriste mua, Por dhe Fazlliçi nuk hynte dot ne mbledhej te qeverise… jam dakort me listate hapura, bile une ( e kush me pyet mua) jam qe populli ta zgjedhe vete deputetin dhe ai te pergjigjet para popullit deri ne nje, populli mund ta shkrakoje kur nuk mban premtime etj. Kjo esht demokraci = demos-kratos. Keto te tjerat jane si ato shartimet e gorrices me dardhen apo si ato hibridet e misrit verdhe qe prodhonte Hysen Laçe ( pyet Jozefinen se keni qene ne nje parti) . Une e di qe ti Pellumb ke marre shume gjera nga Partia e Punes dhe i perdor kur ti do nevoja, por per unitetin mos na thuaj. E, pra, s’e kisha megjithe mend per unitetin, por keni bere nje zakon; kur doni te nxini diçka, thoni diçka qe eshte perdorur ne kohen e Partise se Punes ! Sikur ato 50 vjet ti nuk ishe, por dole ne moshen tende ne vitin 1991. Behuni me serioze, po te doni se veprat tuaja flasin ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje