Presidenti që mohonte ekzistencën e koronavirusit, infektohet me Covid-19?

26 Qershor 2020, 21:55Bota TEMA

Situatë mjaft e rëndë nga pandemia koronavirus në Amerikën Latine. Brazili vijon të jetë shteti më i goditur dhe në 24 orët e fundit raportoi rreth 40 mijë raste të reja, ndërsa në total të prekurit nga Covid-19 janë më shumë se 1.2 milionë.

Brazili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave në botë, me mbi 55 mijë jetë të humbura. Presidenti, Zhair Bolsonaro, që deri më sot mohonte ekzistencën e koronavirusit, bëri me dije se duhet të bëjë një test tjetër pasi dyshon se mund të jetë prekur nga virusi pandemik.

Ndërkohë, edhe Meksika ka raportuar shifra rekord nga koronavirusi i ri. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 5400 raste të reja dhe më shumë se 1 mijë viktima.

Rritje të shifrave ditore janë raportuar edhe nga shtete si Argjentina, Kili, Ekuadori Kolumbia dhe Peruja. Kjo ka bërë që niveli i vdekshmërisë në Amerikën Latine të jetë më i lartë se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje