Nga Mustafa Nano
Prokurori special ka ngritur një padi në ngarkim të Hashim Thaçit. Ky i fundit akuzohet për krime kundër njerëzimit e për krime lufte. Dhe kjo akuzë u bë publike para dy ditësh, tek sa Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës kishte marrë rrugën për në Uashington, ku do të mbaheshin negociata serbo-shqiptare në Shtëpinë e Bardhë në prani të Grenellit, e ndoshta edhe të Pompeos apo të Trumpit, në varësi të rezultateve që do arriheshin.
Pse u zgjodh ky moment? U zgjodh nga amerikanët, ngaqë Trumpi është në fushatë presidenciale dhe i duhet një arritje e sukses diplomatik. Kaq e thjeshtë ka qenë puna dhe ai ka zgjedhur për të bërë bingo në një negociatë që mund ta zgjidhte kollaj. Shumë më kollaj se sa një negociatë me despotin koreano-verior. Por që iu sabotua që në vezë.
Kush ia sabotoi? Kjo nuk merret vesh hë për hë. Përkimi në kohë është nga ati që të frymëzojnë lexim konspirativ të gjësë, por neve na duhet të presim.
Por duket se është më mirë që ndodhi kështu. Akuza që iu bë Thaçit e dëmton imazhin e shqiptarëve nëpër botë, por anulimi i negociatave në Uashington ishte një lajm i mirë. Kam frikë se, për shqiptarët, ky nuk ka qenë momenti më i mirë për të bërë një negociatë serbo-shqiptare e për ta finalizuar atë me një marrëveshje. Përkundrazi, ka qenë momenti më i keq i mundshëm. Për dy arsye kryesore:
1.Kauza kosovare sot është më e dobët se kurrë. Nuk ka më atraksionin që ka pasur më herët. Nuk ka më atë “sex appeal” që ka pasur. Nuk ka më mbështetje ndërkombëtare.
Dhe kjo lidhet së pari me faktin që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Trumpi, një nga njerëzit më pragmatikë që është futur ndonjëherë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Së dyti, me faktin që klasa politike kosovare është veçuar si një nga më të dobëtat e të papërgjegjshmet në Ballkan, dhe së treti me faktin që në Kosovë janë shfaqur politikanë e parti që mendohen si anti-amerikane, të cilat janë edhe të fuqishme. Klasa politike kosovare është në pikën më të ulët të imazhit e reputacionit të vet.
2.Përfaqësuesi i Kosovës, Hashim Thaçi, në negociata nuk ka autoritetin që ka përfaqësuesi i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sot për sot është babai i kombit serb dhe si i tillë ka një mandat të fuqishëm, absolut, për të negociuar. Vuçiçi sapo ka dalë nga një palë zgjedhje, nga të cilat mori 2/3 e anëtarëve të parlamentit serb.
Këtë pushtet nuk e ka pasur asnjëri para tij në Serbi gjatë 30 viteve të fundit. Por edhe pa këto zgjedhje ai ka qenë gjithsesi i fortë. Është një nga udhëheqësit më të fortë në Ballkan. Dhe së fundi, Vuçiçi ka prore një fuqi negociuese më të madhe sesa alter egoja kosovare, gjë që buron nga natyra e “kauzës serbe” në këtë moment.
Serbët e quajnë të humbur Kosovën dhe në çdo negociatë serbo-shqiptare ata luajnë me qarin. Nuk kanë se ç’të humbin, pasi ç’kanë pasur për të humbur e kanë humbur. Kështu, do të ishin të lumtur po të fitonin sadopak, e në këtë rast meritat do t’i merrte Vuçiçi.
Në të kundërt, shqiptarët e Kosovës e quajnë të fituar Kosovën dhe ata nuk kanë se ç’të fitojnë në një negociatë serbo-shqiptare. Veç në humbshin. Dhe sadopak që të humbin, e quajnë katastrofë. E në këtë rast fajin do ta kishte Thaçi, apo kushdo tjetër në vend të Thaçit.
Shpresa e vetme në këto negociata ka qenë që të zotët e shtëpisë, amerikanët, të bënin lojën e zakonshme pro shqiptare. Por edhe këtë nuk mund ta bënin më shumë sesa duhet, pasi do komprometonin statusin e të zotit të shtëpisë.
Nga ana tjetër, presidenti e ka emrin Donald Trump, e jo Bill Clinton apo George Bush. Trumpi nuk ka asnjë emocion lidhur me Kosovën. Kosova atij nuk i thotë asgjë.
Kështu që qëlloi shumë mirë që kjo negociatë u anulua. Duhet ta quajmë ende veten me fat.
Sex appeal nuk i shkon nje katunari modern
Bravo Mustafa ke ba nje analize perfekte
Ne fillim pavaresia e Kosoves dhe njohja e saj ne arenen nderkombetare dukej si nje gare e 100 metershit ku gjithcka perfundon per 10 sekonda, por me pas u vertetua se ishte nje maratone e lodhshme ku atletet e raskapitur nuk munden te vazhdojne garen. Keto dite preferohet me mire te “shijojne” kete casus belli, kete fitore ne tavoline te para 20 viteve, se sa te shkohet ne nje gare dialogu me Serbine per nje zgjidhje perfundimtare. Sa me shume zvaritet ky dialog aq me shume veniten shpresat e mbeshtetjes nderkombetare per Kosoven dhe gradualisht po humbet edhe interesi per te. Sigurisht qe Trump nuk ka asnje emocion per Kosoven, por kjo pak rendesi ka. Realiteti eshte se si politikes amerikane ashtu dhe asaj europiane po u konsolidohet idea se Serbia eshte nje aleat i rendesishem gjeopolitik dhe strategjik per ta.
Ne qoftese Kosova kthehet ne nje territor si Transnistria e vetshpallur e pavarur nga Moldavia dhe askujt nuk i intereson, loja eshte e humbur. Ne qoftese Transnistria ndihet e “qete” ne prehrin e Rusise, per Kosoven nga ana e saj do ishte nje vetvrasje nje shprese bashkimi me Shqiperine.
Aq shume eshte anashkaluar Shqiperia sa qe ne dialogun e mundshem Kosove- Serbi nuk ka as me te voglin rol duke e kthyher ceshtjen e Kosoves nje problem te brendshem midis Serbise e Kosoves.
Brravo Nano i kti mendimi kam qen vet , me ate grenellin si shkerdhat nuk kisha fare besim , leqe gruaja trampit esht sllave ajo esht ne krah te vuçiçit , prandaj serbet ndihen te relaksuar e kan kollonen e 5t ne krevatin bashkeshortir te Presidentit te Amerikes , trampi per ate lloj shkedhate qe ka ne krevat e ve tek pika penalltis kosoven , ky ka qen mendimi im qe kur caktuan dat negociate ne SHBA.
Pse lloisni kot, ata qe bene 1913 bejne te njejten loje, Kosova nuk ka humbur vemendjen se nuk po tregon klas sepse Serbia eshte me keq per nivel demokracie, zallamahie e orientimi pro rus por eshte 1913…. qelloi qe ne Amerike eshte presidenti me I vecante qe ka mendjen e tij dhe nuk ndikohet nga axhenda tradicionale amerikane qe e quan establishment dhe aq duan plehrat e Europes e rusit ti ferkojne koken serbit e grekut. Mire dhe kaq… zgjidhja eshte lobimi e afrimi me Ameriken, mosvotimi I plehrave ne politiken tone e nje parti proamerikane si alternative. Se sot patriotizmi eshte proamerikanizem
MUSTAFA : C’FAREDO LLOI KOHE QE DO VIJE ,ESHTE GJITHMONE NE FAVORE TE SERBISE.TRINOMI TRAMPE ,MERCEL , PUTIN NUKE SHKATERROHET KURRE.JU PO E SHIHNI SE SI PUTIN PO CIMENTON POZICIONIN E TIJE SI PRESIDENTE I RUSISE PER JETE.BOTA PO LUAN ME SHTETET E VOGLA .SEPSE NUKE JA VLENE TE HUMBASIN REPUTACIONIN ME SHTETET E FUQISHME.POLITIKA E EUROPES PER KOSOVEN NUKE ESHE DECIZIVE ,DHE ME NJE QELLIM TE CAKTUAR.EUROPA PERBEN NE VETVETE 27 SHTETE ,DHE ASNJE SHTETE ,PERVEC GJERMANISE E FRANCES NUKE KA NDERHYRE PER STABILIZIMIN E KOSOVES,BILE PO SHKATRROJNE EDHE SHQIPRINE,.KURE TRAMPE U ACARUA ME MERCELIN I THA :JU EUROPIANET DONI TE HANI NE TE DYJA KRAHET ,SI ME RUSIN ,DHE ME AMERIKEN.PSE E THA ME RUSIN? A E DINE SE KUSHE ESHTE PRESIDENTI I GAZE_PROMIT .????
ESHTE ISHE KANCELIERI I GJERMANISE SHROJDER.TANI VIJME TEKE FRANCA. MAKRON TA THA TROC ,HIQENI TAKSAT NDAJE MALLRAVE TE SERBISE NE FILLIM PASTAJE TE SHOHIM. PO SHQIPRIJA ,’C”FARE PO BENE????EDHE POLITIKANEVE SHQIPTARE NUKE JA VERSHELLEN KUSHE SE E KANE TE GJITHE DOSJEN PER TI VENDOSUR BYZYLYKUN TE DORA ,SEPSE JANE KRIMINELA ,DHE TE KORRUPTUAR.ZERI I PUSHTEVE TANE NUKE DEGJOHET ASE NE KOSOVE ,LERE PASTAJ NE VENDET EUROPIANE ,,SA PER ANGLINE SI GJITHMONE KURE TI PIQEN FIQTE DO TENDERHYJE VETEM KURE SITUATA TE JENE ZGJIDHUR GJITHMONE NE FAVORE TE SERBISE.PO RRINE ASE MISHE E ASE PESHKE PA VEPRUAR ,SEPSE ASNJE NUKE KA BOLE ,E THEKSOJE BOLE PER ARSYE SE PO FILLOI NJE TJETER LUFTE NDIZET NE TE GJITHA SHETET E BALKANIT ,DHE DISA SHTETE BALLKANIKE QE BEJNE PJESE NE EUROPEN PLAKE. DUHET QE TE MBLIDHET OKB PER TE VENDOSUR PER KOSOVEN,SEPSE EDHE AMERIKA SI GJITHMONE PO LENE PRAPE NJE GROPE TE HAPUR NE BALLKAN.SA PER SHQIPRINE E MADHE ,KENDONI VETEM KENGEN:OH SA MIRE ME KENE SHQIPTARE ,PA C’KA SE PO E KENDOJNE EDHE SERBET ME IRONI. SA ME SHUME TA ZGJASE MJEKREN AI I GJATI YNE ,AQE ME PROBLEME DO I SHKAKTOJI ATYRE VENDEVE QE FLASIN SHQIPE.MIRE DO ISHTE QE TI SISTEMONTE PERPARA ,PASTAJ TE LINTE MJEKRREN SI ISMAIL BEJE VLORA.
Siguria e Kosoves është direkt e varur nga baza ushtarake Bonstil kurse serbe jo dhe nëse kjo largohet dhe Kosova vazbdon të mbetet në ktë gjëndje atëherë shofim a është heret a vonë por mir e ka ky se shqiptarëve vonë nu u bëhet kurrë gjithmonë të fundit
Para 6 muaj Ramush H.del me akuza të forta ndaj Ramës dhe Thaqit se në Bruksel po gatuhej ndarja e Kosoves dhe ky Vashingtonin shifte si shpëtimtarin nga kjo e keqe por pas 6 muajve vjen Albin Kurva në qeveri dhe zbulon krejt të kundërtën se Parisi dhe Boni mburojnë shtetin e Kosoves kurse Vashingtoni e pranon coptomin e imponuar nga Thaqi+ Rama
Une them qe çeshtja ka seks por nuk ka appeal pra nuk ka kerkesa. Po ça jane keto analiza o Muqi!
Ne kete bote ose do akuzosh ose do te akuzojne. Meqe serbet jane kapur pas Marty dhe Pontes per ngritjen e padive serbe, edhe drejtesia kosovare duhet te kishte denoncuesit e saj europiane per krimet serbe ndaj popullsise shqiptare ne Kosove. Kjo pune keshtu e ka, sy per sy e dhemb per dhemb.