Basha shkon në Shëngjin, tregon pamjet e plazhit dhe vë ‘duart kokës’: Koha është e bukur, Shqipëria e bukur, por realiteti i trishtë. Si kryeministër unë e kam një plan

29 Qershor 2020, 10:49Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Shëngjin ku ka takuar operatorët turistikë të cilët shprehen se janë në krizë.

Basha ndërsa ka treguar pamjet e ambientit dhe plazhit, shprehet se “koha është e bukur, Shqipëria është e bukur por realiteti i trishtë”.

“Në vend të mbështetjes për turizmin, kjo qeveri dhe ky kryeministër ka vazhduar të derdhë leket tuaja në xhepat e bandës së Durrësit”, shton Basha.

“Dora e shtetit blozë, kujtohen vetëm kur vijnë për taksa dhe gjoba. Kurse për pjesën tjetër 0 prani dhe zero ndihmë. Për 2 ditë hyn korriku dhe nuk kanë asnjë siguri. Situata është ndryshe në Greqi, në Maqedoninë e Veriut.

Koha është e bukur, Shqipëria është e bukur, por realiteti është i trishtë. Një Shqipëri në krizë të thellë ekonomike. Në vend të mbështetjes për turizmin, kjo qeveri dhe ky kryeministër ka vazhduar të derdhë leket tuaja në xhepat e bandës së Durrësit.

Kanë vazhduar të harxhojnë miliona për kontrata të koncesioneve. Kur më shumë duhej ndihma për sektorin e turizmit që është braktisur?

Prandaj njëherë e mirë të kthejmë vëmendjen te ekonomia dhe të mbështesim me fonde ata që kanë nevojë. PD në planin e saj ekonomik ka një mbështetje të veçantë për turizmin…”, tha Basha ndër të tjera.

 

4 komente në “Basha shkon në Shëngjin, tregon pamjet e plazhit dhe vë ‘duart kokës’: Koha është e bukur, Shqipëria e bukur, por realiteti i trishtë. Si kryeministër unë e kam një plan”

  1. Ton says:

    Ik o Lul…nuk krijohet fryma keshtu….gje forma te tjera dhe ktu ne Itali plazhi bosh eshte….ndrysho manualin….

  2. Labi says:

    Ky e ka zakon rrenen,pse nuk prek realitetin,prsh tani ne Shengjin nuk ka drita ne bregdet,dhe kjo ndodh sot kur ky vjen per viziten e radhes,pse nuk flet ky leshko qe ketu Rama ka shembur lokalet prej druri dhe ka lene betonin ne ndertim ne breg te detit,ne hyrje te plazhit e ka,besoj se ja ka zene syri ste,arsyja pse nuk flet e di ai.

  3. Artibr says:

    Po ka nje vemendje gje ka ngelur ende gjera per te vjedhur para se te iki ne holland me thaset plot me lek se ende si ka vjedhur te gjtha ky i gjati ka lene ca ansore ju jeni hajduter me vul .nuk munde te besoja kurr as ne ender qe te dali saliu dhe basha pas 8 vjetesh ne opozit dhe te mburet se ka punuar me shume se rama kjo eshte te vesh duart ne kok nuk e di ku ariti ps e drejtuar nga rama te tipit salist ose sigurims qe e shikojne shqiperin permes spiuneve dhe hinjoranteve qe nuk e shohin te verteten se nuk e kuptojne cfar shohin por u duhen spiunet dhe servilat qe thua intepretojne ne kete mjerim politik kemi rene pune ka po ska zanacinj qe shqipetaret po mbajne gjith européen me kra pune e zanate te te gjitha kadegorive vetem ky nuk i sheh po do desha qe ajo specialia ne kosov te pastronte dhe keta kriminelet tane kunder njerezve te shqiperis qe te shpetonim njeher e mir nga keta pushtus mos ke merak mero se shqiperia do ngelet pa elit ka plot shqiperia koka qe kan harsim europian qe do ta drejtonin shqiperin me dinjitet keta jane fundurinat e mbetjeve komoniste por nga me toksiket prandaj mos u be merak dhe per kosoven se me mir do jet pa keta.

  4. Deshtaku pd says:

    Kopjo e keqe e edi rames je qesharak luli dhe shume deshtak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje