Menaxheri i skuadrës së Liverpoolit, Juergen Klopp thotë se klubi “ua ka borxh tifozëve të pambrojtur, të cilët nuk mund të mblidhen masivisht për të festuar titullin e tyre të parë të ligës që nga viti 1990”.
Tifozët u mblodhën në një numër të madh për të festuar titullin duke shkaktuar dëme në prona dhe duke ngjallur kritika nga të gjitha palët.
Liverpool i dënoi skenat si “krejtësisht të papranueshme” dhe në një letër të hapur në gazetën ”Liverpool Echo”, Klopp tha se tifozët e klubit janë më të mirët në botë, por u bën thirrje që të sillen me përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.
“Unë e dua pasionin tuaj, koret tuaja, refuzimin tuaj për të mos pranuar humbjet, angazhimin tuaj, të kuptuarit tuaj të lojës dhe besimin tuaj në atë që ne po bëjmë”, shkroi Klopp.