Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarve në bregdetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për “peshkaqenin dhelpër” i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.
E ka marr emrin “dhelpër” për shkak të mënyrës sesi lëviz në det.
Ai bën dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë.
Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.
Hyjnë në familjen e peshkaqënëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.
Peshkaqëni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg.
Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.
Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.
Nuk është një specie tradicionale për vendin tonë por vijnë në vend për shkak të ngrohtësisë së bregdetit.
Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqar, që i ngjason dhelprës në pyll.
E hëngrët bravo! Hajeni e dhiteni siç keni ngrënë dhe dhjerë çdo bukuri natyrore që ka ai vend…Kur të mos ketë më asnjë specie të gjallë në det mos u mërzisni do keni dikë në familje, në fis apo në lagje për ta ngrënë…hajini dhe ato e dhitini më pas…
Kur do tè mèsoni tè shkruani njè artikull??Gazeta Tema sa pèr kuriozitet tè marr nè intervist njè biolog marine dhe tè intervistohet dhe tè shpjegoj si ka mundèsi qè kèta peshkaqèn bijen nè rrjetat e peshkatarève nè vlorè,sepse nuk èsht hera e parè,pyetje ,pèrdorin zotèrinjt rrjeta simbas komunitetit evropian apo simbas qejfit tè tyre,dhe sè dyti,nqse e kapi rrjeta pèrse nuk e lirojn ,si funksionon ligji nè shqipèri pèr gjuetin e peshkut,ky lloj peshkimi duke kapur shpesh peshkaqèn nè vlorè tè vijn dyshime se janè os etè pamèshirshèm ose tè jashtligjshèm.Peshkaqènèt mbrohen nè tè gjith botèn por vlorè na ndodhin çudira .Ka ndonjè institucion qè kontrollon peshkimin sesi punojn??
Kur i ngjaka dhelpres, pse vazhdoni ta quani peshkaqen dhe jo peshkadhelper?