Murrizi prezanton nisëm e ndryshimit të sistemit tek Ligjet: Jemi mbështetur tek rekomandimet e OSBE, hapet gara

30 Qershor 2020, 10:51Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi, i cili është dhe nismtëtari për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave ka treguar sot qëllimin e kërkesës që është mbështetur nga 27 deputetë të tjerë.

Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve dhe të Këshillit të Legjislacionit, Murrizi ka thënë se hapja e listave hapë garën. Ai shtoi se kërkesa e tyre është e mbështetur në rekomandimet e OSBE, duke cituar dhe një raportit të vitit 2008.

“Unë mendoj që shoqëria shqiptare nuk a luksin për të pasur 134 subjekte politike, por sipas raporteve shumica e partive nuk janë fare aktive. 

48 parti marrin më pak vota se sa kanë dorëzuar në Gjykatë ku janë regjistruar si të tilla. 

Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektroatin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. 

Do doja tu bëja me dije se kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është propocionali me lista të hapura, por nuk u dëgjua nga baballarët e politikës”, u shpreh ai.

Sipas Murrizit, “Nëse shkojmë drejt listave të hapura indirekt kufizohen edhe koalicionet. Kjo nismë nuk është një recetë dhe pr/ligj që hyn nesër në seancë, është nismë dhe vullnet që fton në kalendarin e miratuar në konferencë të përbashkët që fton shumë aktorë dhe faktorë”.

1 komente në “Murrizi prezanton nisëm e ndryshimit të sistemit tek Ligjet: Jemi mbështetur tek rekomandimet e OSBE, hapet gara”

  1. Marie says:

    Per here te pare qe te jap te drejte,…je unpo coglione,po ne kete pike ke shume te drejte,mos leshoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje