Pse BE na la jashtë? Kritere të paqarta dhe dy standarde: Serbia të njëjtat shifra me ne, por nuk u “izolua”

1 Korrik 2020, 13:24Rajoni TEMA

Lista e shpallur nga Brukseli për vendet e 3-ta, qytetarët e të cilave do të lejohen të qarkullojnë lirisht në një prej vendeve të unionit që prej 1 korrikut ka ngjallur shumë polemika. Shqipëria nuk është pjesë e listës, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.

Mali i zi dhe Serbia ndërkohë janë në listën e vendeve të lejuara.

Kryeministri Rama por edhe liderë të tjerë e kanë cilësuar këtë vendim si politik. Brukseli e arsyeton vendimin me një listë kriteresh që duhen zbatuar dhe ku kryesori është numri i rasteve për numër popullsie gjatë 2 javëve të fundit. Por çfarë thonë shifrat?

Pse Serbia është veçuar nga vendet e rajonit duke qenë se njeh një rritje të ndjeshme të rasteve? Shifrat hedhin tërësisht poshtë pretendimin e Brukselit.

Një përpunim i të dhënave nga “Scan” të rasteve të identifikuara me Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri dhe Serbi ngre më shumë pikëpyetje se sa jep përgjigje. Shqipëria numëron rreth 898 raste në total gjatë 14 ditëve të cilat mbarojnë më 30 qershor, çka përkthehet në rreth 31 raste për 1 mijë banorë, ndërsa Serbia raporton 2138 raste, ose 30.6 raste për 100 mijë banorë.

Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në rreth 16 raste për 100 mijë banorë, të paktën deri më 25 qershor. Por, në njoftimin për shtyp, mes disa kllapave, Brukseli sqaron se është marrë në vlerësim mesatarja e bashkimit europian e 15 qershorit.

Edhe kjo duket një pikë e paqartë, pasi në dy javë ka ndyrshuar  shumëçka, jo vetëm në Europë, por sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat me përjashtim të Serbisë dhe malit të zi, tashmë janë izoluar fizikisht me Europën.

Eshtë e paqartë nëse edhe për vendet që janë futur në listë apo përjashtuar nga lista janë marrë për bazë të dhënat deri më 15 qershor.

Por edhe sikur të ishte kështru, Shqipëria nuk kishte pse të lihej jashtë, e aq më pak të veçohej nga vende si Serbia. Më 15 qeshor, Shqipëria numëronte rreth 15 raste për cdo 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, ndërsa Serbia rreth 14 raste për 100 mijë banorë.

Edhe kriteri numër sjell një standard të dyfishtë pasi saktëson se vendet duhet të regjistrojnë një trend rënës gjatë dy javëve krahasuar me dy javët paraardhëse.

As në këtë rast Serbia nuk e përmbush këtë kriter, pasi siç duket qartë edhe nga grafiku, rritja gjatë 14 ditëve të fundit është eksponenciale. Kriteri numër tre ndërkohë është edhe më i paqartë se dy të parët pasi ofron një matje të përgjithshme, dhe mbi të gjitha, jo transparente.

13 komente në “Pse BE na la jashtë? Kritere të paqarta dhe dy standarde: Serbia të njëjtat shifra me ne, por nuk u “izolua””

  1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    Erdogan[sot BE]: Vendimi juaj per te na lene jashte neve Turkye por dhe birazeret tane arrnaute e boznians ,nje veprim rracist e politik.

    1. Azra says:

      Serbia ka tre here popullsi me shume se Shqiperia dhe ka bere tampone /teste me shume. Po te benim teste sa Serbia..do te shikonim ku do ishim.

  2. violina says:

    KKthehuni nga KINA se skeni gje me keta mashtruesa ….

  3. Sali Rrumpalla says:

    Nuk ka faj Europa! Ne Cilin vend te europes u bene mitingje diten e pare qe u hap izolimi.? Pervec shqiperise?!
    Me njerez qe kane zgjuaresine e kalit nuk shkohet ne Europe! Trutharet shkojne ne xhamia, rrine ne kafe, pertojne te lahen, nuk vene maska…

  4. stoner says:

    china: nuk pranoj një komb që e cka zhvirgjru am’rika

  5. stoner says:

    china: nuk pranoj një komb që e cka zhvirgjru am’rika

  6. kitara says:

    china: nuk pranoj një komb që e cka zhvirgjru am’rika

  7. Ladi says:

    Europes ti besh mutin.Gjithmon na kane masakruar.

  8. eshte shum e thjeshte , ato krime qe kane bere e bejne shqiptaret kunder prones se stjetrit neper vendet e europes edhe kafsha do habitej says:

    cmut kerkoni o legene , neve sjemi njerez skemi kulture dhe edukate , shumica e shqiptareve qe udhetojne nga shqiperia per ne europe shkojne per te vjedhur duke edhe vrare , krime qe si imagjinonte europa , jane ne plot kuptimin e fjales KAFSHE , i shikoi vet ketu ku jetoi ne itali , felliqesira ne cdo aspekt , te vine turp qe je shqiptare. ptuuuuuuuuu u shkerdhefte afrika motrat ku ti keni.

    1. Alban says:

      Ti qenke gjakprishur nga keta jevgjit e shitur per 399 euro. Kot ndryshon pseudonimet se mbane era [email protected] nga 1 km larg.

  9. Martin says:

    Rroft sebepi i corones. Per cfar te hapi rruget me Shqiperine?? Per sktifterat ?? Per spaciatoret?? Per

  10. Stambolli says:

    Greqia beri te mundur futjen e Serbis ne liste.Ne lajmet greke u tha se Greqia kerkoi me ngulm te futej Serbia ne liste.Dhe Europa si gjithmone s’ja prishi.Greqia ja beri kete nder se i ka vellezer ortodoks apo se i do si turist,per kete lajmet nuk thane gje.

  11. rroku says:

    Kuptohet se pse na la jashte sepse BE eshte kurve, e tille ka qene dhe e tille do te mbetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje