Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit për siç thuhet në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë Hoti.
Në njoftim e VV-së thuhet se jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Njoftimi i plotë:
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime.
Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndërroi qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor.
Si një Qeveri pa legjitimitet dhe e paligjshme, të vetmen mbështetje e kishte tek aranzhimet jokushtetuese në të gjitha fazat e saj.
Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pasmesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj.
Është e tepërt të thuhet më, se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk i lejon Presidentit rol aktiv në skenën politike, sepse kjo çfarë ka bërë Thaçi nuk është vetëm angazhim aktiv politik, por edhe ndërhyrje e rëndë në rendin tonë kushtetues, por as si e tillë nuk është e para”.
Sazexhinjtè e Thaçit nè gjykatèn kushtetuese do e kenè ca tè vèshtirè tani, tè gjejnè melodinè qè janè mèsuar ti ofrojnè bajraktarit.
JAM KUNDER VV PASI JANE EKSTREM I MAJTE PARTI E FIDEL KASTROS DHE HUGO CHAVES NE VENEZUELA .
POR NE KETE RASTE KANE TE DREJTE TI SHKOSHE DEPUTETIT NE SHTEPI NE 12 TE NATES BASHKE ME GOMARIN RAMBUSHE ESHTE E PA PRANUSHME .
NE FRANCE EDHTE E DENUSHME TE SHKOSHE SI FAMILJE NE VOTIME OSE TE IMPONOSHE PERSONIN E FAMILJES PER TE VOTUAR PER PARTINE X
E PA FALESHME PER THACIN
Really?!?!?! Cfare neni preku ate te mbushjes se mendjes?!?! Sa hakmarres qeke, i lumte palla Thacit qe te hodhi ne grope septike. Do behen zgjedhje prap dhe me veprimet qe po ben, asnje sdo bej me kualicjon me ty. Cta beri mire dhe Rama dhe ste hodhi as qurret..
albini hero
albini hero
nuk bwhet llaff