Maqedoni e Veriut, shkon mbi 300 numri i viktimave nga COVID-19

30 Qershor 2020, 17:10Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) katër persona ndërruan jetë ndërsa janë zbuluar 126 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 6.334, numri i të shëruarve në 2.475 ndërsa numri i viktimave në 302. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3.557.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë sot janë raportuar 48 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.140 teste ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 60.773.

1 komente në “Maqedoni e Veriut, shkon mbi 300 numri i viktimave nga COVID-19”

  1. Aldo says:

    BE kurve plake. Kete e dime te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje