Goditja e pandemisë për kulturën, kalatë e rrugës Egnatia të lëna pasdore: Shterje e jashtëzakonshme e të gjithë turistëve

5 Korrik 2020, 19:05Kulturë TEMA

Një ndër destinacionet turistike më tërheqëse të viteve të fundit është Rruga Egnatia që niste nga Durrësi dhe përfundonte në Kostandinopojë. Tv Klan u ndal në 2 nga 3 kalatë të cilat kalon kjo rrugë në Shqipëri, në Peqin dhe Elbasan.

Kalaja e Peqinit u ndërtua nga arkitektë romakë. Ajo përbënte ndalesën e parë pas Dyrrahut si një fortesë që kishte për detyrë të ruante vijën Egnatia. Gjendja e saj sot është e mjerueshme, e lënë pas dore dhe pa asnjë investim.

“Duhet mbështetje, edhe mbështetje financiare. Kalaja flet vetë, flet për historinë”, tha Genc Gripshi, studiues dhe historian.

Ndërsa kalaja e Elbasanit që i takon shekullit të 3-të ishte kthyer në një destinacion turistik historik gjatë viteve të fundit.

Këtu janë kryer disa investime, por gjithsesi ka ende probleme. Për shkak të pandemisë ky lloj turizmi është goditur edhe në këtë qytet.

“Sivjet për shkak të virusit nuk ka shumë turistë”, tha Luan Hysa.

“Shoh një shterje të jashtëzakonshme të gjithë turistëve që vinin nga të gjitha anët e botës. Tani kalaja ka mbetur e vetmuar”, tha Bektash Sula.

Pavarësisht situatës së krijuar, rruga Egnatia, kalatë dhe stacionet e saj nga Durrësi deri në Qafëthanë mbeten destinacion i rëndësishëm turistik i së ardhmes.

3 komente në “Goditja e pandemisë për kulturën, kalatë e rrugës Egnatia të lëna pasdore: Shterje e jashtëzakonshme e të gjithë turistëve”

  1. mik says:

    Qeveria Rama betonizoj Durresin, e ju diskutonio via-n Egnatia !!
    Sa ” mbrapa ” jeni !!

  2. gjergji says:

    Bektash: ne cdo vend te botes turizmi pa dyshim eshte sektori me i godituri nga pandemia.Shqiperia eshte vendi me pak i goditur ne Europe ne sektorin e turizmit.Shyqur qe jane vellezit e Kosoves e ato te Maqedonis qe vijne ne Shqiperi per pushime se ndryshe sektori turizmit do ishte
    perfundimisht i falimentuat,si ne shume shtete Europiane ku hotelet apo sherbimet e linjat ajrore jane te kufizuara e hotele te tere kan mbyllur aktivitetin e tyre

  3. Bbb says:

    Virusi qe shkaterroi Egnatian quhet politika shqiptare….me ne krye Vangjush Dakon
    As termeti, as karona e as dreqi me te birin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje