Cakaj në Kopenhagen, takon Montellën: Përqendrim më të madh te krimet kibernetike dhe kërcënimet hibride

9 Korrik 2020, 12:53Politika TEMA

Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella.

Biseda u fokusua në rëndësinë e patjetërsueshme të Asamblesë së Përgjithshme në zbatimin e prioriteve të OSBE-së dhe punën që po bën Kryesia e Shqipërisë në zgjidhjen e konflikteve në hapësirën e përbashkët të sigurisë brenda organizatës.

“U pajtuam, që së bashku, të kemi një përqendrim më të madh te krimet kibernetike dhe kërcënimet hibride si elemente shumë të rëndësishme të sigurisë në botën post-COVID19.”- u shpreh Cakaj në një postim në Facebook lidhur me takimin.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të kryejë me përgjegjësi e efiçencë të plotë të gjithë detyrimet e saj si Kryesi e Radhës e OSBE-së.

3 komente në “Cakaj në Kopenhagen, takon Montellën: Përqendrim më të madh te krimet kibernetike dhe kërcënimet hibride”

  1. Shqipetari Kuzhinjer ne Kopenhage says:

    “Kryediplomati” Cakaj Siguroj se……………………..??????????????????????…………………….blla…..bllla,……Blla…………….lol

  2. Ton says:

    Cne sekretari osbe ne Kopenhagen….thoni ne Wiene…kaloi Genti ca dite pushim….ciliminj e hapin librezen minister…shtet ciflig

  3. Bbb says:

    Mjaft i bot fyt atyre dhe problemeve te tyre…as bisedime per hale publike derisa te na respektojne pak me shume se guret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje