Vritet nipi i El Chapo-s, anëtarët e kartelit rrethojnë qytetin për gjetjen e autorit

11 Korrik 2020, 09:12Bota TEMA
Vritet nipi i El Chapo-s, anëtarët e kartelit rrethojnë qytetin

Lufta mes klaneve rivale të drogës në Meksikë për territor dhe pushtet është diçka e zakonshme, por tashmë ka marrë një kthesë të re pas vrasjes së nipit të Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Autoritetet ligjzbatuese meksikane bëjnë me dije se 45 vjeçari Enrique Guzmán u gjet i vrarë në makinën e tij në rrethinat e “El Ranchero” në shtetin e Culiacan. Në trupin e tij u gjetën disa plumba.

Kjo vrasje mund të shkaktojë një valë të re gjakderdhje në Meksikë, për shkak se karteli i “El Chapo” do të kërkojë hakmarrje për këtë ekzekutim.

Që në momentet e para kur u mësua për ngjarjen persona të armatosur e të maskuar rrethuan rrugët kryesore në Culiacan, për të kontrolluar mjetet.

Policia meksikane ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje