Karmina shikon rrezikun që i kanoset PD-së, nga çipat e vaksinave

15 Korrik 2020, 19:44Antena TEMA

Pas denoncimit të Sazan Gurit, se Qeveria po shpërndan lekë që të shpallë të vdekur nga COVID dhe se po u fut të sëmurëve çipa në tru, Karmina e mori seriozisht situatën.

Në librin e Merlin Monros nuk përshkruhet ndonjë situatë e tillë, dhe ajo u detyrua si zakonisht t’i drejtohet analistit Qim Peka ta shpjegojë situatën:

“Denoncimet jane reale dhe kanë të bëjnë me strategjinë e re të Edi Ramës, për të fituar zgjedhjet në vitin 2021.

Eshtë një plan i gjerë i Sorosit, i cili pasi pa që po i rrëzohej perëndoria e tij në botë, shpiku pandeminë, që t’u fus rreth 20 milionë njerëzve çipa në tru.

Kaq është shifra deri tani.

Në Shqipëri kjo shifer po shkon tek 10 mijë vetë.

Ky çip tenton t’i lidhë njerëzit me portretin e Edi Ramës dhe të komandohen prej tij.

Edhe ata që kanë qenë me PD-në, ua fshijnë memorien dhe i kthejnë me PS-në.

Një gjë e tillë duket se ka ndodhur dhe me presidentin Meta, pasi i kanë bërë tamponin.

Pas kësaj ai ndryshoi, filloi të lavdërojë Qeverinë gjatë krizës, ndërsa tani ka ndryshuar tërësisht.

Më parë ka qenë i egër kundër BE e SHBA, dhe tani është bërë pro tyre.

Ky është një ndryshim dramatik.

Pra duket se ka përpjekje dhe për t’u futur çipa në tru udhëheqësve të lartë.

Për këtë arsye Doktori rri në Lalëz dhe nuk pranon trajtim mjekësor, kurse Luli nuk ka nevojë për çip, se komandohet nga Doktori.

Ky mekanizëm po sponsorizohet nga Bill Gates dhe shpërndahet me antena 5G të Kinës, për të cilat Rama bëri një provë tek Vodafoni dikur.

Kjo lëvizje lidhet dhe me udhëtimin e fundit të Fevzos në Gjirokastër, pas të cilit u detyrua të shkojë dhe Rama.

Për të qetësuar njerëzit që kërkonin të vinte Fevzo përsëri, Rama u futi një çip dhe atyre u dukej Rama si Fevzo.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje