Sonila Meço ka bërë një analizë për aktualitetin në Shqipëri.
Sipas saj, vendi ndodhet nën rrezikun jo vetëm të koronavirusit, por dhe të borxhit të marrë nga Qeveria.
Shkrimi i Sonilës
Kësaj i thonë zgjidh nga do të të merret fryma: nga covid prej lakuriqit të natës a nga borxhi prej qeverisë!
Mirëpo të na kompromentohen sy, veshë e tru nga qeverisja dhe të mos përdorim asnjë masë mbrojtjeje me ndërgjegje, kjo e bën edhe më të rrezikshme situatën. Pse?
Me vëmendje ndjek shpjegimin e autoriteteve financiare e drejtuese në vend mbi veprimet e tyre në kushtet e krizave të shumfishta: pandemi, izolim, situatë post tërmet, krizë konsumi, krizë prodhimi, krizë investimesh të huaja, krizë politike, mungesë gjykatash etj, etj, etj. Dhe me shumë dëshirë e vullnet do t’i mirkuptoja në marrjen e masave edhe jo popullore, në emër të zgjidhjeve, që shmangin kolapsin. Por kur ndeshesh me argumentimet e tyre, me gjithë respektin për njeriun përtej postit shokohesh.
P.sh, në kulmin e një krize konsumi për shkak të rënies së punës së bizneseve, rritjes së papunësisë prej pandemisë, rënies së të ardhurave prej qarkullimit të ulët, mbylljes së aktiviteteve, uljes së blerjeve për shkak të pasigurisë, uljes së kreditimit prej nevojës për kursim në kushte paqartësie, në rishikimin e buxhetit qeveria sheh të arsyeshme projekte si rruga Milot-Fier i padiskutuar më herët ne planet e investimit me kosto 1,2 miliard euro nga xhepat tanë, tuneli i Llogarasë, kampuse…si ka mundësi, që një krize konsumi i përgjigjesh me rialokim fondesh në këto projekte infrastrukturore me kosto të jashtëzakonshme për taksapaguesit, pyet autoritetin? Të thotë se kjo vjen në kuadër të faktit se rekuperimin e ekonomisë kjo qeveri ia ka besuar rindërtimit.
Kur pyet se përse projekte infrastrukturore të kësaj natyre nuk iu lihen institucioneve financuese, nga Berzh e BB siç ndodh edhe në rajon, të përgjigjen publikisht se ka mënyra e mënyra, ne kemi zgjedhur këtë, pra PPP-të. Kur u kujton se menaxhimi i fondeve për rindërtimin ka qënë pika nevralgjike e donatorëve dhe kredituesve e për këtë një pjesë e mirë, përfshi shtetin turk kanë vendosur t’i ndërtojnë vetë shtëpitë e pas tërmetit, të thonë se kemi plot të tjera, që do t’i menaxhojmë vetë e do ta shihni sa mirë do ta bëjmë. Si? Si rrugët, që nuk po i shohim ende, por kostoja u ka vajtur mbi 10fish i standardeve europiane? Si Unaza e Tiranës? Teatri Kombëtar? Milot-Balldren? Konçesionet në shëndetësi? Aeroportet nga veriu ne jug? Inceneratorët? Si?
Por kanë recetën gati pas pyetjeve mbi mosmbështetjen me mjete përkatëse të krizës së konsumit: Amnistinë fiskale. Kur i pyet a është e mundur të gjurmohen paratë e pista siç thonë të gjithë organizmat e rëndësishëm financiarë, të përgjigjen: “Epo FMN normalisht do ta kundërshtojë në parim amnistinë fiskale!”. Kur shton se nuk flasin në parim, por konkretisht, se nuk keni mekanizma efektivë për ta kontrolluar paranë e pistë, që mban Shqipërinë edhe në listën problematike të Money Value, të përgjigjen se janë dërguar në një vit 370 dosje prej gjurmimit me mjetet tona në prokurori pavarësisht se në fund rezultati është 0.
Kur këmbëngul se si do t’ja bëni nëse aksh person i përfshirë në aktivitete kriminale, një politikan a zyrtar të përjashtuar me ligj nga amnistia munden t’i kalojë paratë në emër të një të besuari, si do mund të shmangni hyrjen në ekonomi të kësaj paraje, të thonë se do ngrenë task forca në tatime. Në cilat? Ato që nuk luftuan dot evazionin, që të detyron të bësh amnisti? Që nuk grumbulluan dot të ardhura e dështuan me bujë e për këtë detyrohesh të bësh amnisti kundër çdo sugjerimi ndërkombëtar?
Por edhe me gjithë bujarinë e idesë se tek e fundit paraja e pistë ka bërë disa ekonomi botërore, të mjafton një vëzhgim i thjeshtë. Po tek ne, ku ka hyrë si në han pa porta kjo parà, kur bëri ekonomi vallë? Thjesht na la më të varfrit në Europë.
Nuk po flas ndërkohë për dimensionin moral të amnistisë, që i lë të ndershmit të tulatur përballë evazorëve. Dhe kur pyet autoritetin sa përllogaritet përfitimi ekonomiko-financiar i amnistisë, pa iu dridhur qerpiku të gjegjet: “ta bëjmë dhe e shohim! Nuk kemi si ta dimë!” Hë? Po tek e fundit a nuk miratohen projektet madhore pa studime fizibiliteti? Se mos përmendi ndonjë aitoritet sa do jetë përfitimi ekonomiko-social i aksit Milot-Fier a projektesh të tjera, që shkëlqejnë në 3D e rrezikojnë të bëhen makth përndjekës në breza për ekonominë e financat e fëmijës, fëmijës së fëmijës e përtej…
Dhe arrin mandej kulmi kur një ministër pohon me vetbesim se asnjë euro nuk do t’i paguhet një investitori, që ka fituar arbitrazhin ndërkombëtar në vlerën e 110 milionë eurove, ndërsa një tjetër ministër pohon se vendimet e arbitrazhit janë të ekzekutueshme me detyrim e se po pregatitemi të negociojmë mënyrën e pagesës. A janë ministra të një qeverie? Apo njëri i Panamasë e tjetri yni?
Pyetjet shterojnë, sepse me gjithë faktet e listuara, megjithëse KLSH llogarit dëmin nga kjo administratë mbi 6 miliardë euro, megjithëse borxhi, që do shlyejmë të gjithë bashkë shkon mbi 10 miliardë i deklaruar dhe ca miliarda të tjerë i fshehur prej PPP-ve, borxhit të pushtetit vendor, detyrimeve të pashlyera e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar, ne i kemi shqisat të kompromentuara. Dhe kjo na ndodh kur na shtohet edhe shuarja e senseve nga covid-19.
Kësaj i thonë zgjidh nga do të të merret fryma: nga covid prej lakuriqit të natës a nga borxhi prej qeverisë! Zgjidh! Se për ta zgjidhur u mor vesh, s’do!
Cfare borxhi ke ti mi Sonila? Shit vilen qe ke ndertuar ne toke te familjes Beluri ne Dardhe te Korces, ne toke qe nuk eshte e jotja dhe as e Vaske Zdrulit, ish kolonelit te sigurimit, me nipin e te cilit je martuar dhe lahen borxhet menjehere. E hap gojen kamare por ti dine vjedhjet dhe zhgerryerjet jo pak njerez.
Cfare borxhi ke ti mi Sonila? Shit vilen qe ke ndertuar ne toke te familjes Beluri ne Dardhe te Korces, ne toke qe nuk eshte e jotja dhe as e Vaske Zdrulit, ish kolonelit te sigurimit, me nipin e te cilit je martuar dhe lahen borxhet menjehere. E hap gojen kamare por ti dine vjedhjet dhe zhgerryerjet jo pak njerez. ?
Une jam i mendimit,se ka edhe mundesi te tjera o Illi i gazetarse shqiptare,
p.sh. mund te meret edhe nga k..ri.
Me fal se nuk me punon mire stilolapsi.
vec se ke harru pytjen me pikante
e cila eshte :
– – –
°===============O´´´´´´
apo do te merret Fryma nga Gojoret bere Te Gjatit ?
Zgjidh nashi Te Gjatit apo biles Byxhetit
Auuuuu….qe kur je ber ekonomiste soni …qe kur punon si pronare e tv leshit apo qe kur te duket vetja …seksi ..ik bej shuren pacavure …vjen era shpell ketu e atje tej ….
Fryme nga gopi jot…..kurre spranoj….
sonila na e shpife …. ti tit vasili mona idiotja ai ish k/shefi jot rrugac e hajdut. Te duket vetja e zgjuar qe ben konkluzione. Ik se ste lexon e shikon njeri ty se e.dine qe ke fituar ne kurriz te shqiptarve. na u zhdukni as fytyren sta shohim dot jo te te lexojme dhe denglat e tua.
Ah, po kokrra e budallaqes ngele.
Eksperte ne cdo fushe..ah medet.
Nje pyetje te thjeshte fare: si je me deklaratat e pasurise nder vite? Nese ke sadopak ulje, gjitholloge, ke te gjithe te drejten te ankohesh..por ne rast te kundert (sic mendoj se eshte) mbylle me ndonje gje gojen se ka kohe qe s’te mbyllet e ze ekranet e njerezise.
Keto rruget qe inaugurohen nuk i sheh moj, apo per ty e bardha eshte e zeze dhe te zezen ti e quan te bardhe. Kur ishte te Vizioni ishe e pelqyer, po pastaj djalli ta bleu shpirtin dhe te beri si vehten. Me mire mos kete gjykata( edhe kjo s’eshte e vertete), se sa te kete gjykata formale me gjygjtare qe kishin 30 vjet dhe i rripnin hallexhinjte dhe leronin kriminelet ne kembim te parave, që u punesuan si gjygjtare dhe pastaj u shkolluan si te tille ne shkolle plepash, se militantizmi i tyre vlente më shume se profesionalizmi per sistemin qe i ushqeu.
Ti e krijove borxhin moj baxhelle qe u bere avokate kunder Shqiperise dhe humbem miljona dhe mbrojte te dashurin tend……….Ku ke fytyre ti te flasesh per shqipetaret.
Ty nga se po te merret fryma. Jeton vetem ne luks fryn buzet dhe b….. dhe po te vjen keq per shqipetaret.
Mos dil me moj lavire, felliqesire, e peshtire, genjeshtare dhe mashtruse.
Vetem nje fjal meriton turp, turp, turp.
..
Po si ka mundesi qe kjo eskursionistja,di kaq shume gjera,gazetare kesaj nuk mund ti thuash,kjo eshte e paguar mire,por tani ka shenja lodhje se duket dhe nga terapija qe ndjek,po kujdes me te,se te numron dhe numurin e haleve,se e ka specialitet per hobi