VIDEO: I kërkojnë të vendosë maskën, klienti i nervozuar sulmon brutalisht punonjësit

16 Korrik 2020, 10:28Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës ku një burrë sulmon fizikisht punonjësit e McDonald’s – pasi ata i kërkuan atij ta mbajë maskën mbrojtëse brenda lokalit në Hong Kong.

Klienti i cili ishte futur brenda pa e mbuluar fytyrën, u nervozua shumë kur punonjësit i rikujtuan se duhet ta vendosë maskën nëse dëshiron që ata t’i shërbejnë ushqimin.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin burrin i cili fillimisht i shtynë punonjësit dhe në një moment humb kontrollin dhe fillon t’i godet.

Ky incident ka ndodhur në kohën kur në Hong Kong po aplikohen masa të rrepta kundër COVID-19.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje