FOTOT: Rrihet me kamzhik, por të paktën mbrohet nga koronavirusi

15 Korrik 2020, 18:37Lifestyle TEMA
FOTOT: Rrihet me kamzhik, por të paktën mbrohet nga koronavirusi

Një person i dënuar për abuzim me të miturit u dënua me 74 goditje me kamxhik këtë të mërkurë në Indonezi, por autoritetet u siguruan që t’i vinin maskë në fytyrë për ta mbrojtur nga infektimi i mundshëm me koronavirus.

Ekzekutimi i dënimit, i dhënë sipas ligjeve islame të sheriatit, që janë në fuqi në provincën Aceh të Indonezisë, nuk u ndërpre për shkak të pandemisë.

Por i dënuari u lejua të mbante maskë, madje me emrin e një kompanie udhëtimesh që me sa duket kishte përfituar nga rasti për të bërë publicitet.

Fillimisht gjykatësit vendosën për 80 goditje me kamxhik për të dënuarin e sotëm, por pas 6 muajsh në burg, vendosën ta ulnin në 74. Sipas mediave lokale, 26-vjeçari, i cili u shpall fajtor për abuzime me disa fëmijë, kërkoi të pinte ujë pas goditjes së 40.

Dënimet me goditje me kamxhik janë të zakonshme në rajonin që ndodhen në ishullin e Sumatrës, për vepra si kumari, konsumimi i alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë shpesh thirrje për anulimin e këtij lloj dënimi, por popullsia e krahinës, ku 98% janë myslimanë, e mbështesin zbatimin e tij. Që prej fillimit të vitit, më shumë se 100 vetë janë dënuar me goditje me kamxhik.

2 komente në “FOTOT: Rrihet me kamzhik, por të paktën mbrohet nga koronavirusi”

  1. Zigur Qarri says:

    Shqiptare deklarohuni turq dhe votoni lul bashen te bashkojme ballkanin myslyman.

  2. ?????? says:

    Une edi qe jam mysliman kshu me kan thene prinderit por asnjihere skam qen ne xhami apo kishe se sdu me ja dite per fet e qelbura …..une besoj vetem ne ZOTE…..por feja me e poshter eshte feja e ketyre haleve qe rrahin me kamzhike jame 200 vjet .mrapa botes rrac e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje